TIRANE - E paskeni merituar torturën e 50 viteve diktaturë. Ky është “mesazhi” që mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha i con veteranëve që dy ditë më parë bënë paradë në 70-vjetorin e clirimit të Gjirokastrës me foton e Enver Hoxhës.

Dasara Malltezi, vajza e Argita dhe JamArbër Malltezit, shkruan në rrjetin social Facebook se ata që kanë përdorur parrulla të tilla duhet të dënohen.

 “Në të gjitha vendet e zhvilluara evropiane, dhe jo vetëm, parulla të tilla dënohen me burgim. Ju janë vrarë të afërm pa gjyq, por me vetëgjyqësinë e regjimit; ishte vendi i dytë në botë pas Ugandës sa çdo gjë e kishte me tollona; duhet të ngriheshit në pikë të mëngjesit të merrnit ushqimin; ju kanë internuar, torturuar, persekutuar, burgosur, vrarë… dhe akoma i shkoni pas?!

Epo nuk di ç’tju them veçse e paskeni merituar tërë torturën e 50 viteve diktaturë, dhe sot ku çdo vend i botës po të thuash me gojë parulla të çojnë përpara drejtësisë, ndërsa në Shqipëri jo vetëm që kjo gjë nuk ndodh, por përkundrazi ende shkojnë dhe i qajnë tek varri i atyre që i vranë e i therën gjysmë shekulli” , shkruan Dasara.

supermbesa


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)