Paradokse demokrate në ditë të nxehta

Paradokse demokrate në ditë të nxehta

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

I- Ata që deri dje kanë akuzuar Lulzim Bashën se është “peng” i atit politik, sot e kanë më të lehtë për të kupuar se sa të vëshitrë e paska pasur ai për t’u shkëputur prej tij në ujra të qeta.

II- Një pjesë e madhe e kundërshtarëve të Lulit brenda partisë, të cilët deri dje i kërkonin të shkëputej nga modeli Berisha, sot i sheh në krahë të Doktorit, duke akuzuar Bashën si tradhtar.

III- Të gjithë të pakënaqurit e Bashës (një pjesë, ndofta, me të drejtë), kanë gjetur sot strehë tek Berisha, duke harruar se Berisha, në gjithë këto vite, ka çimentuar pushtetin e Bashës brenda partisë.

IV- Lulin, jo vetëm që po e shajnë Doktori me shokë, por, nuk po e mbrojnë as të tijët. Me pak përjashtime. Shembull është grupi parlamentar, ku shumica e tyre heshtin nga ndroja e kthimit të Doktorit (këta janë më budallenjtë, e meritojnë frikën), kurse një pjesë tjetër nuk prononcohen, për shkak të kalkulimeve (këta janë të rafinuar, por janë të poshtër).

V- Narrativa e Doktorit, pas largimit të përkohshëm nga grupi parlamentar (deri në zgjidhjen e “problemit” të tij me Departamentin Amerikan të Shtetit), po tregon edhe një herë se sa rrënjë të thella ka hedhur enverizmi në këtë popull, duke mos u shkëputur edhe sot, pas 30 vjetësh, nga retorika me tradhtarë të jashtëm dhe të brendshëm, me agjentë dhe poliagjentë, me komplote dhe puçe (të mendosh që në 8 vite paskemi pasur një poliagjent në krye të partisë). Qoftë edhe për të zhbërë këtë filozofi, kjo që ka ndodhur do duhej të ishte gjëja e duhur.

VI- Në një kohë që konsumohet kjo përplasje (thuajse, civile) mes demokratëve, duket sikur koha ka ngecur në vend, në Shqipëri nuk ndodh asnjë gjë. Edhe pse e vërteta është krejtësisht ndryshe. Ky problem duhet të ishte thellësisht personal, PD-ja duhej çliruar nga ky ngërç, opozita dhe demokratët do duhej të bënin detyrën e tyre ndaj pushtetit. Të mos ishin duke u marrë me njëri-tjetrin.

VII- Këto ditë edhe pushteti ka ngelur pa fjalë. Alibinë se “Fajin e ka Saliu”, Basha (pa dëshirën e tij) ua shkriu në dorë, duke i lënë me gishtë në…gojë. Po tani që iku Saliu, kush do ta ketë fajin? Se një armik/gogol për të trembur njerëzit duhet! Po dhe me Bashën s’kanë pse merren, sepse u mjafton sot gjendja që ka PD-ja për të qeverisur dhe për t’u englendisur të qetë edhe për shumë kohë të tjera.

VIII- Doktori nuk kthehet, – më tha dikush sot, – por mjafton të heqë Bashën dhe të vendosë dikë tjetër. – “Po mirë, – i thashë, – po na doli edhe ai tjetri tradhtar i Doktorit,  çfarë do bëjmë ne?!”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 25/09/2021 13:20

    9) Kthehet apo nuk kthehet non-grata, ne ate stan te gjithe jane si ai .

    Përgjigju
  • Katarakti: 25/09/2021 10:48

    Te vjen keq nga menyra se si shihen ngjarjet ne PD nga shume analiste! Eshte lufte midis hajduteve dhe krimineleve asgje me shume! Kunati e forcoi Bashen shume dhe Perndimi mbeshtet Bashen se e kontrollon me lehte si "Yes man" qe eshte!Berisha po perdor parate dhe ate pjese te vogel te militanteve injorante :besnike" te tij! Fundi eshte i qarte! Ne se nuk e ben ligji do ta beje Zoti nje dite! Te gjithe jemi te vdekshem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI