Paradoksi me Al Nassr! Paguan miliona euro për Ronaldo & Co, FIFA i bllokon merkaton

Paradoksi me Al Nassr! Paguan miliona euro për Ronaldo & Co, FIFA i bllokon merkaton

Cristiano Ronaldo dhe Ahmed Musa

Al Nassr i Arabisë Saudite është bllokuar në merkato nga FIFA për shkak se ende i detyrohet Leicester City-t për transferimin e një lojtari që u largua nga Al Nassr tre vite më parë.

Al Nassr është klubi që filloi furinë në Arabinë Saudite, duke qenë i pari që nënshkroi një marrëveshje që befasoi të gjithë botën e futbollit. Arabët nënshkruan një kontratë me Cristiano Ronaldon me vlerë 200 milionë euro në sezon dhe fuqinë e tyre financiare e shfaqën sërish së fundmi kur blenë Marcelo Brozovic nga Interi me një kontratë tre vjeçare për rreth 100 milionë euro.

Pyetja është se kur Al Nassr do të arrijë të regjistrojë emrin e ardhshëm të madh, pasi ky klub aktualisht është i dënuar nga FIFA për shkak të një lojtari që ka luajtur për herë të fundit për klubin në vitin 2020. British Times raporton se Al Nassr i detyrohet ende Leicester Cityt-t para nga transferimi i nigerianit Ahmed Musa, përkatësisht duhet t'i paguajnë anglezëve 460,000 euro dhe bonuse të ndryshme të dakorduara në kontratë.

Duke qenë se nuk e ka shlyer ende borxhin, Al Nassr do të ketë një bllokim nga FIFA deri në një njoftim të dytë, gjë që është në kontrast të plotë me marrëveshjet dhe aktivitetet që ky klub ka kryer muajt e fundit, kur edhe ai kaloi në shumicë pronësie në fondin e pasurisë shtetërore të Arabisë Saudite.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e gjyqtarit të Shkodrës

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, zbardhet dëshmia e gjyqtarit të Shkodrës