Sot, kur e gjithë bota flet për parajsat fiskale për shkak të skandalit “Dokumentat e parajsës (Paradise Papers” dhe fshehjes së fitimeve të shumë kompanive globale dhe personaliteteve botërore në to, tek ne ekziston një parajsë e ngjashme, që sërisht ka të bëjë me fshehjen e detyrimeve ndaj Shtetit: parajsa e bilanceve të trukuara. Prania e punës me dy bilance (një për Shtetin dhe një për “mbretin”, pra pronarin ose pronarët e kompanisë) tek ne është një realitet sa i trishtë, aq edhe i gjatë sa vetë tranzicioni shqiptar. Burime nga tatimet që nuk duan të dalin zyrtarisht, pranojnë se me bilance të trukurara punojnë rreth 80 përqind e sipërmarrjeve të mesme dhe të mëdha në Shqipëri. Dikush ka vetëm një ose disa zëra kryesorë të ndryshuar në bilancin e dorëzuar pranë tatimeve (kryesisht pagat, me sistemin « të jap 600 mijë lekë të vjetra rrogë në muaj, deklarojmë ne Shtet 300 mijë dhe të tjerat venë vetëm në xhepin tënd!”).
Kompani të tjera « guxojnë » më shumë dhe e trukojnë bilancin në shumicën dërrmuese të zërave, apo të gjithin! Prandaj dhe shifra e dalë nga goja e Kryeministrit për 800 kompani që deklarojnë paga të trukuara, sado e rëndë të duket, ngjyros një realitet të prekshëm tek ne. Dëmi është shumëpërmasor. Në rradhë të parë, detyron edhe ato kompani që duan të jenë korrekt me Shtetin, që të trukojnë bilancet, në mënyrë që të konkurrojnë « denjësisht » rivalët e tyre trukues në treg. Së dyti, një pjesë e mirë e të ardhurave për sigurimet shoqërore, apo për tatimin mbi fitimin(ky tatim u rrit me 50 përqind nga 1 janari 2014, por në vlerë absolute është rritur vetëm 6 përqind në këto katër vite! Ku shkuan 44 përqind të tjera? Bëhet fjalë për dhjetra miliona euro në vit) « humbasin » rrugës. Dhe ndërkohë, defiçiti i skemës së pensioneve bëhet përherë e më ogurzi, me 550 milionë euro që çdo vit Buxheti i Shtetit detyrohet të paguajë për ta mbajtur në këmbë këtë skemë e për të mos katandisur në lypës 660 mijë pensionistë. Ky defiçit rrënon gjasat për investime të forta kapitale të Shtetit tonë. Dhe e gjitha kjo nisi një ditë të bukur, njëlloj si rrjedhëza në gjenezën e një lumi gjigand, nga trukimi i bilanceve.
Nga vendosja e detyruar e dhjetëra mijëra punonjësve të sektorit privat në të zezë. Kjo situatë nuk do të ishte e tillë, në rast se profesioni i ekspertit të çertifikuar kontabël nuk do të rridhte ujë nga të gjitha anët, në drejtim të degjenerimit të vlerave etike dhe morale. Edhe eksperti më i njohur apo me dije jo të pakta në profesion, « dorëzohet » përpara pagesave « shtesë », përtej fee-se(honorarit) së zakonshme të pronarit të kompanisë, ose drejtorit ekzekutiv. Nuk ka kontroll për punën e ekspertit kontabël, njëlloj sikurse edhe për punën e gjykatësit apo prokurorit. Vetë ekspertët ofrohen si trukues profesionistë. Gjendja mund të fillojë të ndryshojë për mirë, vetëm nëse qeveria merr nismë dhe në varësi të Kuvendit, miratuar po prej tij, cakton një trupë kontrolluese të çertifikuesve të bilanceve tregtare në Shqipëri. Deklarata të forta si ajo e djeshme e Kryeministrit apo aksione afatshkurtra të tatimorëve me kontrolle në terren në disa nga këto 800 kompani, nuk do ta sjellin dot « pranverën » e uljes së ndjeshme të evazionit nga taksat.
Edhe në këtë sektor, në fiskon shqiptare nevojitet një lloj « vetingu ». Nevojitet ngritja e një strukture me disa ekspertë të njohur që do të pranojnë të jenë publikisht të paanshëm, pa konflikt interesi me punën e ekspertëve kontabël që do të vlerësojnë. Kjo është shumë e vështirë të realizohet në realitetin tonë, por do të shërbente si pikënisje për një ndryshim të gjendjes së patolerueshme që kemi. Vetëndërgjegjësimi i tatimorëve ka pak shpresë, sepse gjithnjë do të gjendet dikush që të paguajë më shumë dhe t’i « prishë” ndërgjegjen tatimorit. Sot, numri i firmave që trukojnë bilancet e tyre është dy herë më i lartë në Shqiperi nga sa në Maqedoni dhe Mal të Zi, ndërsa 8-10 herë më i lartë nga vendet e tjera evropiane fqinje, si Greqia dhe Italia. Kjo ka sjellë edhe rritjen e frikshme të borxhit tatimor, të evidentuar nga raporti i fundit i para disa ditëve i Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin ë Buxhetit të vitit 2016. Parajsa e bilanceve të trukuara vijon të pulsojë tek ne. Për t’i dhënë fund asaj duhet një plan pune dhe vullnet i qartë, i ngjashëm me atë që solli fundin e parajsës së vjedhjes së energjisë elektrike apo keqpërdorimit në ekstrem të territorit.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com