Paralajmërimi i BE për lëvizjen e lirë/ Meta: Kambanë alarmi! Rama: Shqetësohu për vizën që i ke vënë vetes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së djeshme të komisarit të BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos, i cili paralajmëroi se Bashkimi Europian do të marrë masa nëse do të rriten hyrjet legale për azil në vendet e unionit. Kreu i shtetit e cilëson deklaratën si kambanë alarmi dhe kërkon që të merren masa urgjente për të mos lejuar rikthimin e vizave për shqiptarët. Duke ju drejtuar personalisht Metës, në një reagim nga Londra, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka asnjë për tu shqetësuar, dhe se Meta eshte bërë pjesë e frontit kundër zgjedhjeve dhe drejtësisë dhe e këshilloi të shqetësohet për vizën që i ka vënë institucionit që ai drejton.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë. 

Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.  U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. 

Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon. Të gjithë i mbajmë mend radhët e gjata përpara dyerve të ambasadave, me familjarë të dëshpëruar në kërkim të një mundësie për të ritakuar fëmijët, të afërmit, apo të mundësisë për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit, etj.  Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve" deklaron Meta.

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë përdorur regjimin ekzistues të lëvizjes pa viza, të vendeve të tyre, për të hyrë në BE. Kështu deklaroi Komisari i BE për Migrimin, Dimitris Avramopulos. Megjithatë, kuotat e njohjes së kërkesave për azil, të personave që hyjnë pa viza, janë minimale, tha ai.  Avramopoulos shtoi më tej se po të vazhdojë kjo tendencë migrimi nga shtete si Venezuela, Kolumbia ose Shqipëria, BE do të ndërmarrë hapa. Ai u bëri thirrje shteteve të prekura që të respektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyshja: 26/06/2019 03:37

    MENYRA SE SI FLET KRYEMINISTRI ESHTE SHUME ACARUESE DHE LUFTE. NXITESE

    Përgjigju
  • Sportisti: 18/06/2019 19:00

    Ti mor pis burre bashke me suiten tende nëse heqja e vizave ishte aq madhore dhe hapja e negociatave është edhe akoma më madhore pse keni planifikuar para 6-8 muajve më parë për ta djegur këtë vend e jo për ta shoqëruar në mënyrë civile dhe të edukuar për ta bindur popullin të shkojë në zgjedhje e kështu do ishte edhe më e thjeshtë që negociatat të hapeshin që tani. J

    Përgjigju
  • Tedi: 18/06/2019 15:24

    Ti more horr e qen bir qeni shqetsohu per te zezat qe i ke bere ketij vendi e shih vizen qe i ke vene vetes nga populli qe nuk te sheh dot me sy,ptu rrace e felliqur.

    Përgjigju
  • bardhul: 18/06/2019 14:27

    Rriteni mireqenien e shqiptareve qe te mos ikin.Edhe po te kthehen vzat ato prap do ikin

    Përgjigju
  • Bedri: 18/06/2019 14:17

    O mblidh gruan ne shpi se zgjidhet halli

    Përgjigju
  • Hinglateri: 18/06/2019 13:56

    Po ti pse i ke cuar ne Angli o pler president?

    Përgjigju
  • Qaf prushi: 18/06/2019 13:53

    Po pse shqetësohet "floriri i popullit" ka edhe kalamajtë me pasaportë diplomatike dhe studiojnë jashte .

    Përgjigju
  • Ilo: 18/06/2019 13:27

    Po' mire mo plehre nuk kontriboun qe shqiptaret te rrine ne vendin e tyre duke destabilizuar vendin me vendime antikushtetuese dhe me demostrata e protesta te dhunshme duhet qe ti familjarisht dhe plehra Sali te ikni urgjent jo vetem nga politika por edhe nga Shqiperia qe gjerat te fillojne te e in mire.

    Përgjigju
  • une: 18/06/2019 13:14

    Te ziun nuk e ze gjumi per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Cubi: 18/06/2019 13:12

    Obo bo sa i shqetesuar eshte ky!!!!!!!!!Interessante nuk flen fare nga 6-7 muaj i shkreti.Po u dhimset populli te shkretit.Prandaj femijet e tyre i cojn neper Europ!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Arber: 18/06/2019 13:10

    Në Burg me këtë rrebel që ua ka pir gjakun shqipëtarve !!!

    Përgjigju
    • Of: 18/06/2019 13:33

      Ti ke halli tende se e di sa tt qa zemer per shqiperine

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Protestat anti-Vuçiç, tentohen të shtypen me makinë protestuesit në Serbi

VIDEO/ Protestat anti-Vuçiç, tentohen të shtypen me makinë protestuesit në Serbi