Meta mund të shpërndajë Parlamentin? Socialistët: Nuk ka shans

Meta mund të shpërndajë Parlamentin? Socialistët: Nuk ka shans

Pas deklaratës së Presidentit Meta, se mund të shpërndante Parlamentin, kanë reaguar edhe aktorët politik të mazhorancës. Sipas deputetit Ulsi Manja Presidenti nuk ka asnjë shans që ta bëjë një gjë të tillë.

“Kushtetuta flet qartë çfarë kompetencash ka Presidenti, çfarë ka Kuvendi, ju lutem mos u merrni me absurditete të tilla. Është populli ai që vendos për sovranin. Nuk ka asnjë shans”, tha Ulsi Manja.

Ndërsa ministri për Diasporën, Pandeli Majko uroi që mosmarrëveshjet të mos pështjellohen.

“Ka disa nene të Kushtetutës që duhen vlerësuar. Nuk besoj që sherri politik në Shqipëri duhet të precipitojë në këto histori. Shqipëria ka të nevojshme në këtë situatë stabilitetin politik dhe vendosjen e dialogut mes palëve”, u shpreh ai.

Reagimet e mazhorancës erdhën pas mbylljes të seancës së posaçme ku u miratua një rezolutë që e konsideron antikushtetues veprimin e Metës për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Mazhorancë në vend të Marsida Xhaferllarit, njeh Arta Vorpsi që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë pak më parë Meta deklaroi se:  Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese, është institucioni më i rëndësishëm i këtij vendi. Parlamenti me një dekret të shpërndahet, qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet, Presidenti përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 15/11/2019 18:28

    Bravo z president NUK MUNDET QE NJE KRYEMINISTER ME BACKGROUND PIKTOR TE PERBALLET ME NJE PRESIDENT ME BACKGROUND POLITIKAN

    Përgjigju
  • Miti: 15/11/2019 17:15

    Ky Edi Rama kur ka nder mend ta shkarkoje kete mutin qe na vuri per President? Pastaj edhe pa kaluar akoma ne Gjykate Kushtetuese kane te drejte ta nxjerrin prej bythe nga zyra dhe drejte e tek 313 nqs hedh vickla.

    Përgjigju
  • Për ilir meta e vërteta: 15/11/2019 14:44

    O ilir meta e vërteta me bllok në dor mere me dashuri e me qetësi. Ato 700.000 euro do ti paguash 1 mbi 1 se jan djersa e fukarenjve mor maskara dobiç. Mor bir kurve. Në ktë bot do ti lani të gjitha bur e grua.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni