Paralajmërimi i Vangjelit në Kontrast: Krimi po pret, ndërsa politika është trembur nga mundësia e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain por edhe me Belgjikën

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli paralajmëron një lajm tronditës për të gjithë botën e errët të krimit por jo vetëm. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, gazetari zbuloi se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje të firmosur të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat në praktikë e refuzojnë ekstradimin. Analisti parashikon një dimër të nxehtë zhvillimesh, pasi kjo marrëveshje mund të firmoset edhe me Belgjikën, ku një pjesë e eksponentëve të krimit, e përdorin si ombrellë për t’u fshehur.

“Ky është një lajm tronditës për të gjithë botën e errët të krimit dhe jo vetëm. Për momentin ka një procedurë në mënyrë diplomatike nëpërmjet ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara të cilët në praktikën e tyre e refuzojnë ekstradimin. E kanë refuzuar edhe nga vende të tjera. Por diçka e rëndësishme ka ndryshuar në këto muajt e fundit. Emiratet e Bashkuara kanë firmosur një marrëveshje me disa kushte me Spanjën dhe kam përshtypjen, që në një presion shumë të madh, qoftë nga SHBA apo BE, mund të ketë një zgjidhje. Megjithatë nuk e di sesa e shpejtë do jetë. Shqipëria ka 4 kërkesa të dërguara për ekstradim të personazheve shumë të rëndësishme të botës së krimit, 3 nga këta për vrasje dhe një prej tyre për trafik droge. Shto këtu edhe një sërë emrash të bujshëm që ndoshta publikut nuk i thonë gjë... në kuptimin e drejtpërdrejtë. Në zonat lokale nga vijnë, apo nga fuqitë financiare të krijuar kryesisht nga trafiku i drogës, kryesisht i kokainës, që kanë gjetur strehimin atje. Dimri mund të jetë përvëlues sërish në Tiranë. Sepse kjo marrëveshje mund të firmoset edhe me Belgjikën, ku një pjesë e segmenteve të caktuara të krimit e kanë Brukselin si bazë të përhershme.”- tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit, ky lajm tronditës u shoqërua me shqetësime edhe në Parlament, sepse eventualisht këto arrestime, që analisti i cilëson si të bujshme, do të ndikojnë edhe me politikën.

“Nëse keni vënë re në këto 6 muaj nuk ka pasur as vrasje të profilit të lartë, që do të thotë se krimi po pret, sepse e  ndjen që toka po lëviz nën këmbë. Po kupton që Dubai, oazi ku mund të fshiheshin tashmë po thahet dhe do mbetet shkretëtira dhe kjo do ketë një pasojë të madhe edhe në politikën. Edhe në Parlament ishin të shqetësuar nga dalja e këtij lajmi ndonëse nuk kanë informacion të hollësishëm për të.”- tha Vangjeli.

Ministria e Drejtësisë dorëzon 3 draft marrëveshje Ministrisë së Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkuara Arabe që lidhen me ekstradimet. Qëllimi i tyre është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet, me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar