Lorenc Vangjeli: Tahiri do të gdhihet në qeli, por shumë politikanë sot do ta gdhijnë pa gjumë

Dënimi i Saimir Tahirit me burg ka tronditur shumë politikanë. Kështu u shpreh në ‘Kontrast’ analisti Lorenc Vangjeli, i cili nul përjashtojë mundësinë që si ish-ministër, Tahiri të ketë shumë materiale kompromentuese për një pjesë të politikës.

Ai tha se vetë Tahiri tashmë është në një pozicion delikat teksa shtoi se dilema e vetme është nëse ish-ministri do t’i përdorë këto materiale apo jo.

“Po, zoti Tahiri ka materiale të cilat nëse do të dilnin në dritë do të trishtonin shumë të majtë dhe të djathtë, emra të njohur të politikës shqiptare. Dilema është nëse do t’i përdorë Saimir Tahiri këto materiale. Varet deri se na çfarë mase shihet se i ka vajtur uji në fyt Saimir Tahirit. Është në një pozicion delikat. Derisa Tahiri të gdhihet në qeli, shumë politikanë nuk do t’i ketë zënë gjumi” – tha Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’ në Report Tv. 

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 05/02/2022 09:18

    Nese Tahiri u denua kot, si koke turku, kjo deshmon se eshte viktime e konspiracionit per drejtesine e re. Nese jo, prape njesoj e ka damken PS dhe Rama, sido qe te perdridhen. Nese ajo qe thote Vangjeli se i denuari Tahiri ka prova qe kompromentojne "ata me lart" me lart nuk ka se eshte vetem nje: Edi Rama. Edhe ne kete rast mos ekspozimi i materialeve te supozuara deshmon per nivelin kriminal qe Tahiri ka ne raport me ligjin. Sepse ligje e kerkon qe kushdo qe ka dijeni per vepra penale duhet ti kallzoje ato ne organin kkmpetent procedural penal.

    Përgjigju
  • LORA: 04/02/2022 22:51

    Kam bindjen se S.Tahiri,qe si minister i brendshem e ngriti nga hiri i inkriminimit Policine e Shtetit,shembi republiken e droges dhe dha vepra e shpresa te medha per normalizimin e rendit ne Shqiperine tone,,, sapo ka nisur betejen e tij dhe do te dale me koken lart nga kjo beteje. Kredencialet e tij publike jane si rralle kush tjeter. Sa per gjumin e te inkriminuarve politike,,,,le te sekelldiset L.Vangjeli.

    Përgjigju
    • Ooo Lor: 05/02/2022 09:18

      Eshte egzksisht e kunderta Lora. Me vjen keq por po tu dhumbs Saje miopi mimd to dergosh cigare ne burg dhe jo vetem

    • Tosi: 05/02/2022 09:13

      Pikerisht. Per sukseset e larta ne pune mori dhe gjithe kete shperblim. Si minister idiot qe qe, edhe ai u mor me policine. E cila sipas ligjit eshte e pavarur. Por me injorancen e thelle juridike qe kishte dhe ka, i dukej vetja edhe minister edhe drejtor policie. Policia shenoi arritje te papare ne sasi dhe cilesi. Nga 60% me kuader drejtues te inkriminuar nen PD, e coi ne 99%!!! Sidomos impaktin me te larte e dha tek kanabisi. Nga 40% territor ne 2013, e trefishoi ne 2016!!! Edhe une habitem, njesoj si Lora dhe Bollino, cne ne burg ky????

    • Tony: 05/02/2022 03:17

      Sigurisht sa te mbaroje denimin do ta bejne Papa I Romes…

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë