Protestë në Shkodër, qytetarët të pakët në numër! Policia parandalon incidentet, shoqëron dy të mitur me shishe benzine me vete (VIDEO)

Shkodranët kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas vrasjes së Klodjan Rashës dhe kanë akuzuar qeverinë se po detyron të rinjtë të largohen nga vendi. Ndryshe nga protesta e një jave më parë, qytetarët kanë zhvilluar një marshim paqësor nga sheshi "Luigj Gurakuqi", tek pedonalja e qyteti dhe më pas Prefektura.

Pas lajmërimit në rrjetet sociale, efektivë të policisë kanë rrethuar dhe marrë në mbrojtje institucionet,  ndërsa kanë mundur të shmangin edhe dhunën dhe incidentet në të, ku pas informacioneve të marra ka ndaluar dhe shoqëruar dy të mitur, të cilët u kapën me shishes benzine me vete dhe materiale ndezëse të tyre. Dyshohet se ato do i përdorin në protestë për të nxitur trazira.

Në protestë kishte një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve, ndërsa ajo që u vu re ishte një numër i ulët i anëtarëve të partive politike dhe të miturve. Protestuesit e mbledhur sot u distancuan nga protesta e të shtunës së kaluar që degjeneroi në dhunë, shkatërrim deri në djegien e selisë së PS në këtë qytet nga të mitur dhe të rinj.

protestën e 12 dhjetorit, të miturit ishin në krye të rebelimit, ku dhuna u përqendrua në selinë e PS në Shkodër, ku disa të rinj kanë thyer xhamat me gurë dhe më pas shkallmuan derën e kamerat e sigurisë duke hyrë brenda ambienteve. Ata nxorën çdo gjë që ndodhej brenda, objektet dhe dokumente dhe i vunë zjarrin para hyrjes së selisë rozë. Në protestë ishin prezentë edhe figura politike si anëtarë apo kryetar të  degëve të PD dhe LSI si dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila u vendos nën hetim nën akuzën e organizimit të protestave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Protesta në Shkodër, shoqërohen dy të mitur me shishe benzine me vete (VIDEO)

Dy të mitur janë shoqëruar nga policia e Shkodrës gjatë protestës së sotme, pasi janë shfaqur me shishe benzine me vete. Sapo janë pikasur nga policia ata janë ndaluar, për të shmangur incidente dhune dhe djegie si në protestën e kaluar.

Policia thekson se është zhvilluar tubim i paligjshëm dhe gjatë monitorimit të tubimit konstatuan dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët kishin me vete një shishe benzinë që dyshohet se do ta përdorinin për djegie gjatë tubimit.

Të dy të mitur janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku është thirrur psikologu i DVP Shkodër dhe prindërit e tyre për veprime të mëtejshme.

Ora 11:40
U procedua në protestën e parë, poetja shkodrane: Jam në marshim për të ardhmen e fëmijëve të mi! Dhuna, e shëmtuar (VIDEO)

Poetja e Shkodrës, Arjola Zadrima, prezent në protestë tha për Report Tv se është aty për të ardhmen e fëmijëve të saj. Ajo shprehet se nuk ka kutim të ikin të rinjtë, por le të iki qeveria kur ajo nuk funksionon.

"Personalisht jam këtu për të ardhmen e fëmijëve tanë. nëse nuk do isha sot në protestë çfarë kuptimi ka me qenë nanë dhe njeri. Fëmijët tanë po edukohen të ikin prej Shqipërisë. Le të iki qeveria, kushdo qoftë nëse nuk e bën punë mire, jo të rinjtë", tha poetja.

Ajo ishte prezente edhe në protestën e para një javë që degjeneroi në dhunë dhe u procedua nga policia në gjendje të lirë. Zadrima është distancuar nga dhuna, ndërsa tha se po proteston për një kauzë të drejtë.

"Le të procedohem pasi ndodhi për një kauzë të drejtë. Po nuk protestuam ne nuk dimë me marrë frymë lirisht. Protesta e kaluar ka qenë e shëmtuar, nuk ka qenë protesta jonë, prandaj jemi sot këtu. ne nuk përhapim dhunë dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu", tha Zadrima

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 19/12/2020 14:49

    Nuk ka pasur asnje proteste ne Shkoder! Kane qene 4 djemte me flamuj shqiptar; tre gra dhe dy pijaneca qe deshen te dilnin ne tv!! Me shume kane qene gazetar te mediave te cilet fryjne artificialisht edhe teshtimat ber te bere nje lajm!! Rasti i çunave me shishe benzine, nga mbiemrat duken ardhacake ne Shkoder, eshte rast i shkeputur dhe policia duhet ti hetoje per te gjetur fajtoret e vertete!! Suksese policise per menaxhimin model!!

    Përgjigju
  • Poetja shkodreqe: 19/12/2020 12:27

    Ndaj nxirrni minorenet me shishe benzine?per te ardhmen e femijve tuaj?nese te ardhmen e tyre e sheh te molotovi,gezoje shishe se benzine ne shtepine tende.mbase nga flaket frymezohesh per ndonje poeme me titull"molotov,i shtrenjte molotov"

    Përgjigju
  • FATMIRI: 19/12/2020 11:36

    ÇA KERKOJN KETA RRAC MUTRIT E MOREM VESH KETE PUNE PROKURORIA DHE GJUKATA DO VENDOSIN DREJTESINE APO RROFTE SEBEPI PSE SU ÇUAN NE 21 JANAR KETA ROB Q......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës