Paralajmëroi tërheqjen nga politika, presidenti malazez, Gjukanoviç propozohet sërish si kandidat për mandat të ri 5 vjeçar
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç
Pavarësisht se ditë më parë, presidenti malazez, Milo Gjukanoviç paralajmëroi tërheqjen e tij nga politika, sot Partia Demokratike e Socialistëve e propozoi atë si kandidat të partisë në zgjedhjet e ardshme presidenciale.
Njoftimin e bëri vetë llogaria e Gjukanoviç nëpërmjet një postimi në twitter. Vendimi u mor në mbledhjen që partia mbajti ditën e sotme. Gjukanoviç siç duket është ende i parapëlqyeri brenda partisë së tij dhe prandaj mori mbështetje unanime për të hyrë në garë për një mandat të ri pesëvjeçar në krye të shtetit.
Zgjedhjet janë përcaktuar për t’u mbajtur në 19 mars dhe kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre deri në 26 shkurt pranë komisionit shtetëror të zgjedhjeve.
Gjukanoviç është një politikan, pushteti i të cilit në Mal të Zi ka qenë i pakontestueshëm që nga vendosja e sistemit shumëpartiak më shumë se 30 vjet më parë.
Ai u zgjodh për herë të parë president më 1997 dhe këtë postë e ka ushtruar deri më 2003. Ai po ashtu fitoi mandatin e dytë si president në zgjedhjet e prillit të vitit 2018. Ai po ashtu ka udhëhequr lëvizjen për pavarësinë e Malit të Zi. Deri më tani, kandidatët e konfirmuar për zgjedhjet presidenciale janë lideri i Frontit Demokratik pro-rus, Andrija Mandiç, dhe zëvendëskryetarja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviç Stankoviç.
Në një intervistë të dhënë për mediat e Malit të Zi, Gjukanoviç deklaroi ditë më parë se ndihej i lodhur dhe se mendonte se ndoshta për vendin do të ishte më mirë një president i ri.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave
2 Janar, 14:35
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor 2024, 18:36
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor 2024, 21:55
-
Abazoviç: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
16 Nëntor 2024, 15:48
-
Ballkani hyn më shpejt në BE?/ Von der Leyen: Përfiton prej tensioneve gjeopolitike
31 Tetor 2024, 17:15
-
SHBA sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë
31 Tetor 2024, 15:50
-
Progres-raporti i BE, Ulsi Manja me homologun malazez: Nisim takime në nivel teknik për kapitullin 23
30 Tetor 2024, 09:39
-
Tronditet Mali i Zi/ Vëlla e motër gjenden të vrarë, autori i armatosur ende në arrati! Policia thirrje banorëve të mbyllen në shtëpi
26 Tetor 2024, 09:32
-
Censi në Malin e Zi/ Shqiptarët deklarohen më pak se 5%, janë 30 mijë shtetas me origjinë shqiptare! Shtohen serbët! 2 % janë rusë
15 Tetor 2024, 15:48
-
Abetarja e unifikuar për shqiptarët e Malit të Zi, presidenti Begaj: Gjuha është rrënja e kombit! Të jemi bashkë pavarësisht ideologjive politike
8 Tetor 2024, 09:29