Deputeti i Parlamentit Evropian, Angel Chavdarov Dzhambazki ka paralajmëruar Serbinë se do të digjet nëse luan me zjarrin.
Përmes një postimi në Twitter, eurodeputeti bullgar, shkruan: “Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiç nuk kontrollohet, ata do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën.”
Reagimi i tij vjen pas tensioneve në veri të Kosovës, të shkaktuara nga marrëveshja për reciprocitetin e targave. Kryeministri Albin Kurti vendosi sot që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe. Pavarësisht shtyrjes së vendimit, policia e Kosovës tha se situata në mëngjesin e sotëm ishte e qetë, por rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, u liruan vetëm në orët e vona të 1 gushtit.
Kurti tha se ka pasur të shtëna dhe barrikada me njerëz të armatosur por nuk pati të lënduar. Vendimi për shtyrjen e zbatimit për reciprocitetin, u mor pak pas mesnate, pas takimit të udhëheqësve të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje 30 ditëshe.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Kosovë/ 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
21 Janar, 15:11
-
Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump
21 Janar, 14:32
-
Vjosa Osmani uron presidentin amerikan Trump pas betimit: Kosova përjetësisht mirënjohëse, vendi juaj shpëtoi popullin tonë!
20 Janar, 20:14
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
I moshuari i vendos flakën dyshekut në një azil në Serbi, 8 viktima, 7 të plagosur
20 Janar, 09:59
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11
-
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Kosovë (FOTOT)
19 Janar, 11:08
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20