Parandalimi i koronavirusit, pikat kufitare në juglindje me ekip mjekësor përgjatë 24 orëve (VIDEO)

Në të gjithë pikat kufitare të Juglindjes por jo vetëm, janë marrë masa të shtuara për sa i përket parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grupet e mjekëve do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe do të alternohen me turne. Përveç grupit të mjekëve dhe policëve të trajnuar së fundmi pikave doganore u është shtuar edhe një ambient që do të ekzaminohen rastet e dyshuara. Gjatë këtyre ditëve nga kapshtica ka kaluar vetëm një shtetase japoneze e cila pas verifikimeve nuk ka rezultuar e prekur me koronavirus.

Drejtoritë e Shëndetiti Publik prej ditës së djeshme kanë vendosur në teren grupe mjekësh e specialistë të cilët do të verifikojnë çdo person që vjen nga vendet aziatike, sidomos atyre të zonave të prekura nga koronavirusi që hyjnë në territorin shqiptar.


Lajmi kryesor:

Emergjenca globale për virusin kinez, Manastirliu: Asnjë rast në Shqipëri! Meta: Jemi të ekspozuar, nënvlerësimi mund të jetë me pasoja kritike


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025

Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025