TIRANE - Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa zhvilloi një takim me drejtues të kompanive celulare që operojnë në vend. Në këtë takimin e zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës morën pjesë edhe përfaqësues të bankave të nivelit të dytë.

Në qendër të takimit është mundësia për të patur akses në kamerat e sigurisë së subjekteve. Kjo mundësi e aksesit tek kamerat e sigurisë, ka për synim parandalimin e kriminalitetit.

Policia e shtetit, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në vend, po merr një sërë masa për parandalimin e rasteve të kriminalitetit si dhe vënien para drejtësisë të autorëve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)