Parandalimi i problemeve të
shëndetit mendor me anë të të folurit

Parandalimi i problemeve të<br />shëndetit mendor me anë të të folurit
Muaji Maj është muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor. Problemet e lidhura me shëndetin mendor, dhe shqetësime të tilla shpesh konsiderohen të parëndësishme, dhe neglizohen deri sa gjendja shpirtërore e individëve rëndohet, në këtë mënyrë trajtimi mjekësor bëhet i domosdoshëm. Psikoterapia është një formë e mirënjohur, dhe e testuar shkencërisht në të gjithë botën për rezultatet e saj në parandalimin e problemeve të shëndetit mendor, e jo vetëm në trajtimin e tyre.
 
Analiza e Grupit në Shqipëri në bashkëpunim me Departamentin e Punës dhe Politikave Sociale, në Universitetin e Tiranës organizoi në datën 19 Maj, një leksion të hapur me pjesëmarrjen e Z. Robert Harris dhe Zj. Val Parker, nga Instituti i Analizës së Grupit, në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimi i këtij leksioni ishte adresimi i psikoterapinë si metodë parandalimi dhe trajtimi të problemeve të shëndetit mendor, si dhe nevoja për standarte në kualifikimin e psikoterapistëve psikanalitik.
 
Tashmë, përveç terapisë individuale, ka filluar të promovohet në Shqipëri edhe psikoterapia ose analiza e grupit. Val Parker, psikoterapiste dhe analiste e grupit foli për avantazhet e analizës së grupit në krahasim me terapinë individuale dhe ku konsiston ajo.
 
“Terapia e grupit është një metodë psikoterapie e konsoliduar në të gjithë botën. Është mënyra e të bërit terapi në grup, ku individet ulen në një grup prej 6-8 individësh. Terapia e grupit zgjat per disa vite me rradhë, e ndonjëherë për shumë muaj. Është një mundësi për njerësit që të flasin bashkarisht për problemet e tyre, sesi problemet mund të ndahen mes tyre, si mund ta ndihmojnë ata njeri-tjetrin për të zgjidhur disa prej vështirësive që të gjithë ne, po përjetojmë në epokën dhe në botën ku jetojmë sot.
 
Puna me studentet shqiptare është një eksperiencë mjaft pozitive dhe interesante; ata janë entuziaste për të mësuar të hapur për ide të reja. Mendoj që formimi i analistëve të grupit në Shqipëri është mjaft i rëndësishëm për të mundësuar zhvillimin e mendimit grupanalitik si dhe për të ofruar këtë metodën e psikoterapisë në grup.
 
Duke krahasuar metoden individuale dhe ate të grupit, duhet thënë se ka disa aspekte për të cilat mund të punohet vetëm në analizën (psikoterapinë) e grupit. Psh, një grupet e mia në Britaninë e Madhe përbëhet kryesisht nga individë të cilët i kam patur në psikoterapi individuale për disa vite me intensitet 2 herë në javë. Ky grup vazhdon që prej 1 viti; dhe jam vërtetë e habitur dhe e kënaqur njëkohësisht që ata po merren me aspekte të ndryshme të shëndetit të tyre mendor duke shqyrtuar marrëdhëniet e tyre me të tjerët, marrëdhëniet e tyre me njeri-tjetrin në grup; ata mund të punojnë me vetë-besimin e tyre; shohin sesi përshtaten në shoqëri; shohin çështjet që ata ndajnë me njeri-tjetrin, dhe ato që ndryshojnë. Kështu, dikush që vuan nga ankthi mund të ndihmojë dikë që vuan nga depresioni, ata që kanë probleme me marrëdhëniet mund të marrin mbështetje nga njeri-tjetri. Pra, terapia e grupit krijon një atmosferë krejtësisht të ndryshme trajtimi për problemet e shëndetit mendor krahasuar me terapinë individuale; individët mbeshteten tek njeri-tjetri, kane miqësi me njeri-tjetrin, por kjo gjë nuk vazhdohet jashtë grupit, por duhet të ndodhe vetëm brenda grupit; vetëm kështu ata mund të mësojnë nga njeri-tjetri”
, tha Val Parker.
 
Nga ana tjetër, Robert Harris, konsulent, analist grupi, Instituti i Analizës së Grupit, Londër si dhe drejtues i programit të analizës së grupit në Shqipëri, tha se vendi dhe koha ku futet analza e grupit ka një rëndësi të madhe.

 “Po të mendosh, ne jetojmë në grup, ne lindim në një grup, ne një familje. Gjate rritjes, ne krijojmë grupe shokesh, angazhohemi në grupe pune, pra, jemi vazhdimisht të përfshirë në grupe. Problemet tona psikologjike, të shendetit tonë mendor shfaqen gjithmonë në marrëdhënien tonë me veten dhe në marrëdhënien tonë me të tjerët, me grupet ku ne bejme pjesë. Psikoterapia në grup ofron një menyrë për të eksploruar problemet tona në kohën dhe vendin ku jemi sepse çdo gjë është pjesë e këtij konteksti marrëdheniesh.
Një nga problemet që ne ndeshim sot, e veçanërisht të rinjtë, është “vetmia” dhe “izolimi”, e cila është e çuditshme, sepse ne jetojmë në kohën e një mundësie të madhe për të qenë në kontakt me të tjerët; njerëzit janë gjithë kohës në telefon apo facebook. Të rinjtë shpesh me pyesin “unë kam mbi 300 shokë në facebook, por nuk ndihem afer me asnjërin, dhe asnjeri nuk më njeh me të vërtetë”.  Shëndeti ynëe mendor varet nga ne, njohja me njeri-tjetrin, si dhe të qenit të njohur prej njerëzve të tjerë. Pra, ideja e të paturit mijëra shokë në facebook, apo në median sociale në përgjithesi nuk është reale. Marrëdheniet tona reale ndodhin ballë për ballë me njëri-tjetrin, duke folur me njëri-tjetrin, duke e kuptuar atë, dhe duke komunikuar emocionet nga njëri tek tjetri, dhe kjo nuk ndodh në të njëjtën mënyre në median sociale, sepse materiali që shkëmbehet aty ka të bëjë me mënyrën e paraqitjes, dhe asaj që duket bukur, dhe jo asaj që ndodh realisht në shpirtin e në mendjen e dikujt”
, tha Robert Harris.
 
Sipas Anxhela Gramo, kryetare e organizatës Analiza e Grupit në Shqipëri tha se para 15 vitesh, kur sapo kishte nisur formimi i psikoterapistëve të parë në Shqipëri, psikoterapia konsiderohej tabu.
 
“Sot, numerohen mbi 4 shkolla të ndryshme mendimi dhe trajtimi psikoterapeutik që janë në proces të kualifikimit të brezave të rinj të psikoterapisteve në Shqipëri. Sot, sfida e përbashkët është përmbushja e standarteve thelbësore të kualifikimit të psikoterapisteve si kusht për të garantuar cilësinë e shërbimeve psikoterapeutike”, tha Anxhela.
 
Për të kuptuar analizën e grupit se si është vendosur në Shqipëri psikoterapistja si dhe kryetarja e shoqatës shqiptare për psikoterapi Izea Tahsini tha se tashmë zhvillimi po ecën në mënyrën më të mirë.

Tashmë psikoterapistët gjenden edhe në Shqipër, edhe pse publiku nuk është shumë i informuar për ta. Është një shoqatë shqiptare për Psikoterapinë. Aty janë mbledhur profesionistët që dua të sigurojnë një konsistejnë shërbimin e psikoterapisë në Shqipëri. Ndërtohet në baza vullnetare. Keta psikoterapistë kanë vendosur të jenë të hapur përpara publikut dhe janë në një farë mënyrë dhe llogaridhënës për ta.
 
Është e pazakontë të flasesh për mënyrat e trajtimit të problemeve të shëndetit mendor. Por, pse pikërisht ishte zgjedhur psikoterapia për të folur me studentët?
Muaji maj është muaji i ndërgjegjësimit ndaj shëndetit mendor. Është shumë e rëndësishme të japim dhe informacion për shërbimet ndaj shëndetit mendor.
 
Studente te Fakultetit te Shkencave Sociale, te Universiteteve te tjera, si dhe profesioniste te organizatave te shendetit mendor ne Shqiperi moren pjese ne kete leksion.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë