VLORE - 15 milionë lekë kishte paguar një 56-vjeçar për të marrë hakun e vëllait të tij të vrarë në vitin 2013, por fatmirësisht krimi është parandaluar nga policia duke vënë në pranga porositësin dhe vrasësin me pagesë.
Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes të së martës në fshatin Lepenicë të Vlorës, ku u tentua të vritej në banesën e tij 53-vjeçari Lahe Jazaj. Policia e Vlorës mundi të arrestojë në kohë Luka Sherfajn 42 vjeç i cili kishte marrë 15 milionë lekë nga 56-vjeçari Mersin Alliaj, gjithashtu në pranga, për të vrarë për gjakmarrje Jazajn, pavaresisht se ky i fundit e kishte marre denimin per vrasjen e vellait te Alliajt. Ndërkohë, Ledion Muho u arrestua në cilësinë e bashkëpunëtorit në tentativën e vrasjes. Ata u arrestuan në flagrancë falë informacioneve të marra në rrugë operative, pak para se të kryenin vrasjen në afërsi të fshatit.

Skema e vizatuar nga vrasesi i paguar, se si do te arratisjes pas kryerjes se krimit
Vrasësi me pagesë prej ditësh kishte survejuar banesën e 53-vjeçarit dhe kishte bërë një plan të hollësishëm për arratisjen e tij pasi të realizonte krimin. Policia sekuestroi armën me të cilin Luka Sherifi do të vriste 53-vjeçarin Jazaj, një kallashnikov me një krerë me fishekë, një çantë në të cilën autori kishte maska, dorashka, ushqime dhe veshmbathje rezervë, si dhe një skicë e banesës dhe e vendit nga do të largohej. Vrasësi i paguar për këtë krim e ka pranuar ngjarjen.

Me të njëjtën skemë një vit më parë është tentuar të vritej edhe djali 17-vjeçar i Lahe Jazajt.
Historia e hasmërisë mes dy familjeve daton në 23 maj të vitit 2003 kur Lahe jazaj ka vrarë vëllain e porositësit, Bujar Alliajn. Për këtë krim 53-vjeçari është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Vlorës, ndërsa Mersin Alliaj ka dashur të marrë hakun e vëllait në prag të përvjetorit të tij.

Te arrestuar
Luka Sherifi, vrasësi me pagesë, lindur ne Varibop Fier, dhe banues ne Vlore
Mersin Alliaj, porositësi i vrasjes
Ledion Muho, bashkëpunëtor, 24 vjeç lindur dhe banues ne Vlore
Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar:
Automjeti Land Rover me targa AA334DV, brenda te cilit ndodheshin
nje arme zjarri automatik model 56 (kallashnikov),
doreza dhe
maska per te mbuluar fytyren
tuta kamuflazh
ushqime
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

- Shtëpia e personit të planifikuar për t’u vrarë;
- Vendstrehimi ku ishte fshehur vrasësi i paguar
- rruga nga ishte parashikuar të largohej vrasësi

FOTO