FIER- Krimi në familje për pak ka shënuar tragjedinë e radhës në fshatin Fermë Çlirim në rrethin e Fierit.
Fatmir Jonuzi në gjendje të dehur me një armë tip automatike në dorë ka shkuar në banesën e familjarëve të bashkëshortes tij, Eriselda Vizioni, me qëllim për të vrarë këtë të fundit dhe nënën e saj.
I ati i 25-vjeçares, Faik Vizioni, teksa ka parë dhëndrin e armatosur që i drejtohej shtëpisë tij dhe duke nuhatur rrezikun ka ndërhyrë së bashku me të birin për ta neutralizuar atë.
Faiku rrufën për “A1 Report” momentet e tmerrit, ku fati i familjes tij varej nga veprimi i një dehuri më kallash në dorë.
Ndërkohë kunata e 25-vjeçares pohon se, Fatmir Jonuzi, gjatë ditës ishte nën efektin e kanabisit, teksa shton se kjo ngjarje ishte paralajmëruar.
Vete Eriselda e tronditur e ka të vështirë të shprehet, tek shprehja që ka marrë fytyra e saj tregon gjithçka.
Policia e Fierit ka shoqëruar Fatmir Jonuzin, sakaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
(e.s/g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO