DURRES - Dy shtetas janë ndaluar mbrëmë nga policia teksa kanë tentuar që të kryejnë një vrasje. Forcat blu të Durrësit kanë arritur që të parandalojnë një vrasje në Lagjen 13 të këtij qyteti, duke arrestuar në flagrancë shtetasit Enis Alizoti 43 vjeç banues në Golem Kavajë si dhe shtetasin Sajmir Muçka 31 vjeç banues në Durrës dhe që punonin si kamarierë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa shtetasi R.D 34 vjeç banues në Durrës është shpallur në kërkim nga policia e cila ka filluar ndaj tij edhe proçedimin penal, pasi ky shtetas rreth orës 19.30 datë 26.01.2015 në lagjen 13 Plazh Durrës, në lokal Internacional, për motive të dobëta ka plagosur lehtë me armë zjarri në qafë shtetasin A.Q 47 vjeç banues në Durrës.

47 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe menjëherë pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentative” bazuar në nenet 76 e 22, 278 Kodi Penal për shtetasin R.D si dhe “Mos kallzim krimi” bazuar në nenin 300 për shtetasit Enis Alizoti dhe Sajmir Muçka.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)