Parandalohet vrasja me pagesë në Korçë, në pranga 26-vjeçari! E hodhi pistoletën gati për qitje në koshin e mbeturinave

KORÇË- Klodian Asllani, 26 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, është arrestuar nga policia e Korçës, ndërsa dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.

Sipas policisë i riu, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u gjet në koshin e mbeturinave dhe u sekuestrua nga policia, ndërsa nuk dihet se kush ishte objektivi i të riut, apo porositësit e vrasjes.

Në kuadër të operacionit ‘Matrix’, u arrestua në flagrancë Klodian Asllani, banues në Korçë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Po ashtu është proceduar penalisht për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’ një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me Klodian Asllanin. 17-vjeçari dyshohet që ka pasur dijeni se 26-vjeçarmbante me vete armë zjarri.

Vijon puna intensive, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, të cilat, për arsye hetimore, nuk i bëjmë dot me dije. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala burgaxhiu: 30/07/2022 13:53

    Ne rradhe te pare duhet te denohen sundimtaret qe kane nenshkruar marreveshjen per heqjen denimit kapital vetem e vetem qe te hyjne ne BE packa se po e paguajne me jete njerezish sidomos te rinjsh qe per aresye te ndryshme kane zgjedhur rrugen e krimit droges etj

    Përgjigju
  • TATA BIXHOZXHIU BOJAXHIU: 30/07/2022 12:07

    Ore po si ka mundësi që kto burgaxhinjt nuk zën mënd apo burgu për kta është hotel me 7 yje. Merini kto lloi tipash e helmoini se bie dhe shoqëria Shqiptare në qetsi nga kto lloi wc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës