Parandalohet trafiku i 808 kg
kanabis me gomone Vlorë-Itali
VIDEO/Droga e kapur nga policia

Parandalohet trafiku i 808 kg<br />kanabis me gomone Vlorë-Itali<br />VIDEO/Droga e kapur nga policia
VLORË - Policia parandalon në moment të fundit trafikimin e 800 kilogramëve kanabis me gomone nga Radhima e Vlorës drejt Italisë. Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga pronarin e makinës që kishte transportuar lëndën narkotike deri buzë detit në zonën e quajtur "Cekodhimë", Alban Koshi 48 vjeç ndërsa pronari i gomones Robert Myftari 42 vjeç është shpallur në kërkim.

Trafiku i drogës drejt shtetit fqinj mundi të parandalohej në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, kur policia pasditen e së martës rreth orës 18:00 zbuloi në breg të detit një furgon brenda të cilit ndodhej lëndë narkotike. Pranë furgonit, policia evidentoi një gomone e cila po largohej me shpejtësi në momentin që u vu re prania e policisë.

Efektivët e Vlorës janë angazhuar në bashkëpunim me policinë kufitare dhe Guardia di Finanzën italiane në rrugë detare për të mundësuar kapjen e gomones. Ajo u gjet e braktisur në një distancë 1 kilometër larg nga furgoni, ndërsa pranë saj policia gjeti të hedhura në breg të detit 7 çanta me kanabis. Gomonia ishte me mbishkrimin "Twenty-six" dhe brenda saj kishte 5 bidona me benzinë. Policia i ka kapur "mat" trafikantët ndërsa ishin duke bërë kalimin e drogës nga furgoni në gomone për ta trafikuar më tej drejt Italisë, ndaj një pjesë e lëndës narkotike u gjet në furgon dhe një pjesë e braktisur pranë gomones.
 
808 kilogramët e kanabisit ishin të ndarë në 40 pako të mëdha të mbështjella me letër plastike të tejdukshme, ku brenda të cilave ndodheshin pako të vogla të mbështjella me natriban ngjyrë kafe.
 
Policia po kryen hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi të lëndës narkotike.

droga
(Droga e kapur nga policia) Foto të tjera

gomonia
(Gomonia e kapur nga policia)

furgoni
(Furgoni ku u gjet droga)


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët do vendosen para ligjit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët do vendosen para ligjit