Parandalohet vjedhja me armë në Lushnjë, 3 në kërkim! Rrezikuan jetën e efektivëve të policisë kur u arratisën

Parandalohet vjedhja me armë në Lushnjë, 3 në kërkim! Rrezikuan jetën e efektivëve të policisë kur u arratisën

Foto ilustruese

Në Lushnjë tre të rinj janë shpallur në kërkim nga policia pasi kishin planifikuar që të kryenin grabitje me armë, ndërsa në përpjekje për tu larguar rrezikuan jetën e efektivëve të policisë. Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Renato Çala, 30-vjeç, Florenc Tatoshi, 36-vjeç, dhe Bukurosh Mukja, 66 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Siç njoftojnë blutë e Lushnjë, në vendin e quajtur "Rotondo e Çermës", efektivët lokalizuan makinën e cila dyshohet se do të kryente grabitje dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Por drejtuesi i  automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e efektivëve që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.

Policia i është vënë në ndjekje të makinës tip “Benz” i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi municioni luftarak.

Në kuadër të operacionit ‘Parandalimi’ u identifikuan tre shtetasit që qarkullonin në automjetin me targa të falsifikuara dhe bënë shpalljen e tyre në kërkim, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera nga këta shtetas, në rrethin Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën në Lindjen e Mesme

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën në Lindjen e Mesme