Sponsorët turq duket se e kanë marrë seriozisht investimin në ekipin e Flamurtarit të Vlorës, pasi kanë shpalosur projektin e stadiumit të ri që pritet që të ndërtohet në Pyllin e Sodës me vlerë 25 mln Euro.

Përpos stadiumit, kompleksi përfshinë ndërtimin e fushave të tenisit, basketbollit dhe ambiente të tjera sportive. Stadiumi sipas projektit të hartuar nga TRK dhe Atlasjet dhe që do t’i paraqitet qeverisë ka një kapacitet prej 20 mijë vendesh.
flamurtari
Nëse projekti do të marrë dritën jeshile nga qeveria, atëherë ekipi kuqezi do të ketë një kompleks modern duke u zhvendosur nga stadiumi legjendar që ka pritur shumë ndeshje historike.

flamurtari
Vlora kështu mund të bëhet qyteti i dytë pas Tiranës që ndërton një stadium modern që mund të presë edhe ndeshje të rëndësishme evropiane.
flamurtari

d.b/shqiptarja.com