Shqipëria pritet të jetë ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike për periudhën 2026–2030, sipas një përllogaritjeje të publikuar nga Visual Capitalist dhe të shpërndarë nga Agjencia për Media dhe Informim.
Sipas këtyre të dhënave, GDP-ja për frymë në vend parashikohet të rritet me 32.1% deri në vitin 2030. Në të njëjtin renditje, Serbia kryeson me 36.6%, e ndjekur nga Armenia me 33.9% dhe më pas Shqipëria
Të dhënat janë konfirmuar edhe nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, i cili e lidh këtë projeksion me zhvillimet në disa sektorë të ekonomisë.
“Me një parashikim prej +32.1% të GDP-së për frymë deri në 2030, vendi ynë renditet ndër vendet me rritjen më të rëndësishme, duke konfirmuar një trend të qëndrueshëm zhvillimi dhe transformimi ekonomik. Nga turizmi, te ndërtimi dhe investimet strategjike në infrastrukturë, motorët e rritjes janë në lëvizje të plotë, që përkthehet në më shumë mundësi, paga më të larta dhe standard jetese më të mirë për qytetarët”, shkruan ai.
Komente










