Dita e sotme do të shoqërohet me një rënie të temperaturave, ku në disa zona do të preken edhe nga vranësira të ndryshme të shoqëruara me reshje shiu.
Në vendet malore temperaturat pritet të zbresin deri në 18 grandë celsius, ndërsa ato maksimale deri në 26 gradë celsius.
Zonat e ulëta do të kenë një temperaturë minimale prej 19 gradësh dhe ato maksimale do të ngjiten deri 34 gradë celsius.
Gjithashtu edhe zonat bregdetare do të preken nga ulja e temperaturave gjatë ditës së sotme, ku ato minimale pritet të jenë 21 gradë celsius dhe ato maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celsius.
Në një lidhje telefonike për Report TV metorologia Tanja Porja, u shpreh se dhjetë ditët e ardhshme temperaturat priten të mos i kalojnë 36 gradë.
“Që nga fillimi i javës tjetër priteshin këto stuhi për në fundjavë, po ashtu edhe rënie e temperaturave, një rënie mesatarisht me 2-3 gradë në orët e mëngjesit, ndërkohë që kjo rënie do të jetë më e theksuar në mesditë, gjithmonë duke ju referuar edhe vlerave të një dite më parë dhe nëse dje ishin shënuar temperatura minimale diku te vlerat 17- 18 gradë celsius në zonat malore gjatë mëngjesit ka rënë në vlerat 13-14 gradë celsius, ndërkohë që maksimalja dje ka qenë rreth shumë pranë 38 gardë, ndërsa sot nuk parashikohet ta kalojë 33 gradëshin. Kanë qenë këto rënjet që kanë pësuar temperaturat në gjithë territorin pas rreshjeve të shiut të mbrëmshëm”, u shpreh Pornja.
Meterologia ka shtuar se edhe ditët e para të shtatorit do të jenë me të njëjta temperatura. Gjithashtu ajo u shtoi se moti do të jetë i kthjellët dhe nuk do të ketë reshje shiu deri në fundjavë.
/Shqiptarja.com

VIDEO