Parashikimi nëse do të hapen negociatat? Me kok'a pil!

Parashikimi nëse do të hapen negociatat? Me kok'a pil!

Flamuri shqiptar dhe ai i BE

Ka disa javë që media të interesuar përcjellin so propagandë një shqetësim që duket si një suspens romani me policë. A do të hapen negociatat që Shqipëria t'i marrë statusin e anëtarit të BE apo jo. Është një agjendë që i vendoset opinionit publik dhe ka një justifikim. Jemi para një vendimi të rëndësishëm.

Por, nuk ka nevojë as për suspense dhe as për të krijuar një situatë pritjeje, a thua veprimet kolektive dhe institucionale nuk janë të lexueshme dhe të parashikueshme deri në një farë shkalle shumë të spikatur.

Nuk ka nevojë as për të hedhur monedhën metalike "kok'apil". Mund të ndërmerrej një studium i thjeshtë, jo më shumë sesa dyjavë kohë duhej për të. Të mateshin parametrat dhe të jepej parashikimi si mundësi më e madhe: Jo me Kok apo Pil.

1. Duhej bërë një studim përmbajtjeje në mediat më të rëndësishme perëndimore dhe europiane sidomos në shtypin e shkruar politik. Edhe me studentë të gazetarisë mund ta bëhej fare mirë palè me studentët e masterit në shkenca të komunikimit masiv në Universitetin e Tiranës. Mjafton të mblidhnin asociacionet e fjalës Shqipëri, me ato integrim, Bashkim europian, etj., për t'a parë probabilitetin e ngjarjes historike.

2. Mjafton një analizë e shpejtë e skenave politike në vendet kryesore europiane dhe e diskursit të partive parlamentare që përbëjnë shumicën vendim-marrëse në to dhe gjendja do të ishte e tillë saqë do të kishim një tablo fare të qartë të situatës.

3. Të gjitha këto të kryqëzoheshin me rezultatet e sondazheve të mëdha në Europë për fatet e zgjerimit të BE, për të parë sesi janë prirjet e opinionit publik europian për zgjerimin në përgjithësi dhe zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor në veçanti.

4. Mjafton të gjitha këto t'i kryqëzojmë me analizën e ngjarjeve dhe evolucioneve politike dhe juridike në Shqipëri, si edhe për të analizuar gjykimet dhe raportet europiane për to, për t'a plotësuar kuadrin.

Pse bëjmë sikur jemi para një suspensi të paparashikueshëm? Me një përqindje të lartë probabiliteti gjithçka mund të parashikohet. Por, politika duhet ta ndjejë nevojën e parashikimit shkencor. A kemi institute kërkimesh strategjike për politikën e brendshme dhe të jashtme? Akademia e Shkencave as u afrohet këtyre problemeve sepse është e atrofizuar krejt.

Ministria e jashtme nuk ka qendra studimore strategjike. Kuvendi vazhdon që për ligjet dhe prirjet e reja për të cilat bartësit e sovranitetit do të duhet të vendosin nuk e vendos ujin në zjarr për t'u paraprirë me studime.

Kush e di në Ministrinë e arsimit sesa doktorantë të rinj janë të gatshëm për të ndërmarrë studime të tilla? Ambasadat tona jashtë shtetit me siguri që dërgojnë raporte, por një dreq e di nëse ato raporte kanë një përqasje shkencore apo jo.

Kurse mediat as bëhet fjalë të kenë reporterë të përhershëm sëpaku në kryeqytetet e mëdha europiane për të dhënë një mendim pas zhbirilimit të personaliteteve vendase. Ata duhej të ishin bombarduar me intervista nga reporterë shqiptarë këto kohë.

Lëre ata, por as ambasadorët e huaj në Tiranë nuk vendosen para pyetjeve të tilla. Vëmendjen e ka marrë Babalja. Pastaj ajo që do të ndodhi mund të parashikohej deri me një përqindje shumë të lartë probabliteti, dhe jo duke na vendosur në situatën kok'apil.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar