Parashikohet qeveri teknike

Parashikohet qeveri teknike
Mediat ne Kosove paralajmerojne qe shpejt Qeveria Thaçi 2 do te shkarkohet. Portali Indeksonline, bazuar ne burime ndërkombëtare  ka bërë me dije se faktori ndërkombëtar në vend është duke u përgatitur për të ndërhyrë në shkarkimin e qeverisë aktuale dhe për të formuar një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveria teknike për Kosovën do të formohet në shtator, e më së largu deri në tetor të këtij viti”, kanë bërë me dije për Indeksonline burime të mirë informuara ndërkombëtare.

Sipas këtyre burimeve, deri të ky vendim ka ardhur pas dështimit të procesit të reformës zgjedhore, dhe një marrëveshje të heshtur të partive për të zvarritur kohën e zgjedhjeve.

Si arsye për këtë veprim, këto burime për Indeksonline kanë përmendur edhe dështimin e negociatave politike për veriun e vendit. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza