Parashikoi Superligën shumë vite më parë, del profecia e ish-presidentit të Askolit

Parashikoi Superligën shumë vite më parë, del profecia e ish-presidentit të Askolit

Superliga europiane ishte një kompeticion i parashikuar që në vitin 1979 nga ish-presidenti i Askolit Kostantino Roci dhe duke parë vitet e shumta që kanë kaluar mund të quhet profeci.

Rico, i cili nuk jeton më që prej vitit 1994, kishte deklaruar se është e pashmangshme që të krijohet një kampionat mes më të mirave në Europës, ndërsa parashikimi i vetëm është se mes këtyre skuadrave mungon Torino, një ekip me mjaft emër në atë periudhë.

“Në një plan afatgjatë do të kemi një kampionat europian me klubet më të mëdha të çdo vendi dhe paralelisht një tjetër kampionat me karakter kombëtar, në mos edhe rajonal, me klubet e tjera. Juventusi, Interi, Milani, Torino do të përfundojnë në mënyrë të pashmangshme në elitën e të tjerave më të mira dhe do të matin forcat në një turne të ndryshëm.

Nuk ka rrugë tjetër. Sigurisht që në fillim do të shkaktojë një traumë jo të vogël, por kur të mësohemi, gjithçka do të duket më normale,”- tha Roci. 

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla