Tifozët, futbollistët, trajnerët e politika kundër, ja përse dështoi Superliga, Perez e Agnelli i kishin bërë llogaritë gabim

Llogaritë i kishin bërë gabim. Tifozët ,futbollistët ,trajnerët dhe politikanët u rreshtuan kundër. Këto janë arsyet kryesore se përse Superliga evropiane e futbollit “vdiq” që në lindje. 48 orë jetë pati projekti që do të bënte një ndryshim epokal në futbollin evropian. Ndryshimi i fatit të projektit nisi që nga ky episod jashtë ambienteve të stadiumit të Chelseat “Stamford Bridge”. Petr Cech vërtet është dy metra i gjatë dhe mban postin e drejtorit teknik tek Chelsea por nuk mundi të bënte dot asgjë kur qindra tifozë i bllokuan rrugën autobusit të skuadrës për të hyrë në stadium. Tifozët ishin në protestë kundër vendimit të klubit të tyre për t’iu bashkuar Superligës dhe pati edhe nga ata që ishullin e tyre e quajtën tradhtar duke i kërkuar pezullimin e projektit.

Tifozët që protestonin ishin të rinj në moshë por zemërimi ishte shumë i madh. Ky rebelim i fansave kishte nisur që më herët edhe me ata të Liverpoolit që humbi edhe ndonjë sponsor dhe atyre të Manchester United. Fjalët dhe kritikat shumë të rënda nga dy tranjerët me ndikim si Klopp dhe Pep Guardiola apo edhe rreshtimi kundër i klasës politike i kishin hedhur benzinë zjarrit. Dhe në këtë pikë frika e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës nga ana e tifozëve pati ndikimin e saj në tërheqjen e drejtuesve të ekipeve. I pari që u largua ishte Ed Woodward nga posti që mbante tek United dhe u fol edhe për një dorëheqje të Andrea Agnellit nga drejtimi i Juventusit. “ Ne kemi një pakt gjaku mes nesh dhe do fitojmë” pati deklaruar Agnelli një nga dy themeluesit kryesor së bashku me Presidentin e Real Madrid Florentino Perez.Por më pas e pranoi që ky projekt nuk do vijojë më. Tifozeria, politika ,dashuria për futbollin dhe kundërshtia botërore patën peshën e tyre në tërheqjen e 6 ekipeve angleze dhe të drejtuesve të Superligës më pas. Pra krijimi i Perez dhe Agnellit që nuk ditën as të komunikonin mirë së bashku u shemb nga poshtë nëpërmjet tifozëve ,futbollistëve e trajnerëve por edhe nga lart nga gjeopolitika dhe ekonomia globale. Krijuesit e Superligës i kishin bërë llogaritë gabim.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat