'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale

TIRANË - Studiuesi Gëzim Tushi trajtoi një analizë të gjerë sociologjike dhe psikologjike lidhur me rastin e Parashqevi Simakut, duke u ndalur në aspekte të ndryshme të reagimit shoqëror dhe jetës së saj personale.

Në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn, Tushi kritikon mënyrën se si ngjarja u trajtua në media dhe në diskursin publik, duke e cilësuar si një ekzagjerim që mbuloi çështje më të rëndësishme të shoqërisë.

'Duhet ta ndajmë objektin në 2 pjesë, reagimi social, nevojat individuale për të rikuperuar. Jo vetëm ekonomikisht, por edhe nevoja shpirtërore, për të rimarrë kuotat e jetës së përditshme. Mu duk çudi që në historinë e shoqërisë tonë ka raste kur ngjarje te zakonshme, jo e mbinatyrshme, fati i një njeriu që pëson një dramë dhe humbet shkëlqimin e dikurshëm, katandiset në një gjendje të marxhinalizuar dhe probleme. Ky zmadhim, ekzagjerim që kazani i jetës sociale u mblodh rreth çështjes së Parashqevisë, nuk është e mjaftueshme. Gjykoj se këto ditë u bllokua gjithë media, shtypi, radio, por edhe mediat e tjera moderne. Kjo është ana e dukjes, problemi interpretimi i ngjarjes nuk është bërë në rrugën e duhur.

Kjo u kthye në një pretekst diagnostikime herë me zili, herë me hakmarrje, mëshirë. Ngjarje që e bombardoi shoqërinë. Mendoj se shoqëria ka probleme plot. Parashqevia personalitet i shquar i kulturës, por me bën përshtypje që e trajtojmë problemin pa e ndarë famën publike me jetën intime. Rasti i Parashqevisë, një pjesë e debatit u kthye në të kaluarën e saj. Këtë pretekst, këtë rast e kthyen në qëllime të mbrapshta. Filluan të duken thashethemexhinjtë u shfaqën ziliqarët. U duk dhe një hakmarrje retrospektive.'

Studiuesi trajtoi edhe fenomenin e emigrimit dhe pasojat kur ëndrrat për sukses nuk realizohen, duke përfshirë margjinalizimin dhe përkeqësimin e statusit social.

'Sociologjikisht ngjarja mori dimensione të ndryshme. Diagnostikimi, duhet të nxjerrë fryte të dobishme për shoqërinë. E para problemi i largimit nga Shqipëria. Kërkoi majat e suksesit. U martua me një qytetar amerikan ,dështoi. Ishte në shtresën e mesme në Shqipëri, shkoi atje u katandis keq. nuk mund të iket nga vendi me ndryshim statusi. Nuk do gjesh El Doradon. Duhet bërë llogaritë. Kur gjëra i bën jo në mënyrën e duhur, i nxituar këto kthehen në boomerang. Duhet shikuar në një dimension të kurbës së emigrantit. Një pjesë e atyre që largohen sepse enden të zhgënjyer, e cilësojnë vendin si depresiv, largohen me mendimin se do gjejnë me mirë. Problemi kur shkon andej dhe nuk ke sukses. Apo shkon me ndryshim statusi, të merresh me punë të rëndomta nuk është normale. Një pjesë përfundojnë keq. kemi raste edhe vajza në rrugën e prostitucionit, djem në rrugët e krimit. Qëndrojnë atje për të mos u kthyer. Edhe një ndjenjë patriotike duhet frymëzuar tek njerëzit tanë. Askush nuk e ka suksesin të garantuar. I zoti ai që di ta rregullojë këtë ekuacion.'

Tushi trajtoi edhe degradimin e statusit të artistit dhe banalizimin e artit në një treg të hapur, ku artistët shpesh përballen me vështirësi.

'Shoqëria shqiptare kaloi në mënyrë të rrufeshme nga një shoqëri totalitare, ku artistët kishin pengesa. Kaluan në liri për të shfaqur pikëpamjet. Shoqëria shqiptare hyri në binarët e ekonomisë së tregut dhe tregu nuk është i favorshëm për artin. Erdhi demokratizimi i artit, një lloj populizmi, banalizmi. U ndjenë keq. dhe ndryshoi statusi i artistit. Ajo që më bën përshtypje, ne nuk e ndajmë jetën private nga fama publike. Po më gjetët një njeri publik që nuk është anatemuar. Edhe Ismail Kadareja është goditur. Kjo gjë ndodhi edhe me Parashqevi Simakun.

Ndoshta krahasimet çalojnë, po ne e ngatërrojmë. Nëse je njeri i zakonshëm nuk merret njeri me ty, as po bëhesh i famshëm, syri i jetës intime i jashtëzakonshëm. Rasti i Parashqevisë, dolën perfeksionistët moralë, ata që janë këshilla morale. Jemi në shoqëri liberale dhe nuk po heqim dorë që morali është supersociale. Edhe Simaku ka të drejtë ta organizoj jetën si të dojë. Një llafazanëri sociale. Politika bëri që qëndroi jashtë kësaj ngjarje. U shfaqën sipërmarrësit dhe këta që dëshmojnë mëshirë. Raste të tilla, edhe pse nuk jam dakord që shoqëria të përziejë gjithë kazanin, nuk është kaq e madhe sa të merrem vetëm me këtë çështje, dolën këta shpëtimtarët e saj. Ajo mund të ketë nevojë për ndihmë, nuk janë të panevojshme.'

Së fundmi, Tushi thotë se rasti i Parashqevi Simakut tregon për një mungesë ekuilibri në reagimin shoqëror dhe për nevojën që shoqëria shqiptare të kalojë nga një kulturë gjykimi dhe moralizimi drejt një kulture mbështetjeje dhe mirëkuptimi.

'Parashqevia ka nevojë për kontribut shpirtëror. Kam përshtypje që në vend ta ndihmojë mund të përkeqësoj realitetet e saj. Mund ti kthehet në ambient toksik. Në të njëjtën kohë kanë qenë edhe hipokritët. Së pari duhet ti qëndrojnë afër njerëzit e dashur. Edhe djemtë tanë atje mund ti qëndrojnë afër dhe ta ndihmojnë. Ajo ka nevojë të ndihmohet. Shoqëria shqiptare duhet të nxjerr mësimin e duhur. Ato mësime për përmirësimin e shëndetit tonë si shoqëri.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit