Ndryshe nga Drejtorët e tjerë të Policisë së Shtetit që urdhrat e parë kanë qenë për ndryshimin e drejtuesve të policisë dhe shpalljen e luftës ndaj krimit, Gledis Nano ka shfaqur një tjetër anë, atë të vlerësimit të punës së efektivëve të policisë. Vendimi i parë në krye të Policisë së Shtetit i Gledis Nanos është t'u paguajë detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin, për orët shtesë që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.
Nano i ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguar orët jashtë orarit.
Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.
Nuk ka një afat final se kur duhet dorëzuar listat e punonjësve që nuk kanë marrë pagat e tyre për orët shtesë, por pritet që proces të përfundojnë brenda 2021.
Më 7 tetor 2021, Gledis Nano mori zyrtarisht detyrën si Drejtori i Përgjithshëm, pas dorëheqjes së Ardi Veliut.
-
Nuk shperndahen parate e konfiskuara per paga o Zoteri. Lexo ligjin per pastrimin e parave. E sigurte qe nuk do e nxirni si koment
Përgjigju -
Parate Tu jepen policave qe Kane punuar ( jashte orarit) sepse kane harruar familjet e tyre .Te ndahen ne menyre me te mire jo me miq e shoke Nqse ndahen ne menyre Te rregullt bravo Drejtori qe mendon per policat qe punojne jashte orarit
Përgjigju -
Parate e krimit te mos shperndahet prap te kriminelet. Parat e krimit duhet te jepen familjeve ne nevoje
Përgjigju -
Gjithe trupa policore te paguhet per ate qe i takon dhe nje ndjese per faktin qe nuk i kane marre deri me tash . Me pas sipas rezultateve te shperblehet cdo punonjes policie duke kaluar ne raporte vleresimi periodike . Kush lufton krimine ka hak te paguhet dhe shume mire , bile edhe te shperblehet ,ashtu si duhet te ndeshkohet rende cdo punonjes policie qe abuzon me detyren apo eshte i pa afte .
Përgjigju -
Bravo gledis vendimi me i sakte dhe veprimi i duhur qe eshte bere ndonjhere ne policine e shtetit qe askush nuk e ka bere me pare kte gje...
Përgjigju -
Mbajeni fjalen per policet dhe kaloni dhe pak nga garda, Se smerr as ore jashte orari as ore nate, as dieta ka 6 muaj dhe lodhen me shume se policia, Dhe sflitet kurre per te!!! Po lerini perallat dhe endrrat me gjelle pasanikesh.
Përgjigju -
Leke nga krimi ne dore, leke nga shteti, leke nga biznesi, tani dhe leke nga keto te konfiskimeve, ku do i coni mor vlla. Bej dhe nje liste per biftek Nusreti, mbase ke no i rruge Dubai me Ben telekomin.
Përgjigju -
Mashalla jemi, ne kete dynja te zones tone s'behet kurre ajo qe duhet bere,per kategorit e krahut te punes qe nuk arrin as te ken ushqimin e nevojshem per te perballuar punen nuk flitet kurre,policat nuk kan pune ku harxhohen forca, pastaj atje ku duhen nuk jane kurre,per leket e konfiskume kot e keni sepse ka per te vazhduar historija vjeter,do haj gjykatesi,avokati dhe ça ka perqark qe sdalin ne skene, per oret e policave do ngelin vetem shpresat
Përgjigju -
LERE PROPAGANDEN. POR JEPI POLICVE LEKET E USHQIMIT QE NGA 2007 QE SI MARIN, SI DHE IMPLENTO NE RROGE PAGESEN PER GRADAT E REJA QE JAN MIRATUAR QE NE 2019 INSPEKTOR I PARE DHE INSPEKTORBU I DYTE ME VENDIM PARLAMENTI.
Përgjigju -
Ketij far “Shefi” duhet dikush me ja ngreh veshet pas kesaj deklarate - nuk vendos ky karkalec per ato mjete.
Përgjigju -
Keta policat tw ne gjithmon dalin tw privilegjuar a thuaj ti se kan dhe ndonje nam te mir.
Përgjigju -
Drejtor nano Po pat shef qe lu me dy porta ne shqipri esht shefi I lezhes nik nikolli Ai ne nje krah ban sikur po ban pun e shtetit E krah tjeter asht i implikum nekrim e ne perqinjet hashashit
Përgjigju -
Kendej nga elbasani mo i jep se bajn lek me thas duke shit mall e kan drogu gjith qytetin
Përgjigju-
ahaha dhe kendej nga durresi njesoj ashte, shefi tur shira qysh e mer drogen te bananet ne port e nxjerr direkt pazarit,ashte bo miliarder
-
-
Me se e duhur, te pakten tejene te motivuar. Ka plot police te sakte qe kane bere ore te zgjatura pa marre asgje.
Përgjigju -
Ide e mrekullueshme. Nuk ka nevoje te vrasesh mendjen si t'i japesh ryshfet policit. Tani e merr vete.
Përgjigju-
Ti jepen policeve dhe hallall, por, mesa kuptoj une ato para a nuk sekuestrohen per llogari te shtetit? Dhe e dyta,do te ishte me vend qe te shprehej qeveria dhe jo drejtori i sapoemeruar.Nese thote keshtu edhe ai I doganave... psh? Nuk kane kujdes ne keto... "vogelsira".
-
Ti zoteri mqs qenke i preokupuar zbato ligjin dhe ske frike askend. Por ju pelqen vetja dhe e ka fajin policia pastaj
-
Shpresoj te mos jesh avokat me te vertet.
-
-
Po policeve dhe shqiptarit ne pergjithesi sa do me i dhen nuk do i mjaftojne
Përgjigju-
Me gjithe shpresen per permiresimin e punes se policise se shtetit degjojme populizma te kesaj natyre.Parat e konfiskuar nuk jane prone e Drejtorise te Policise.Ato futen ne arken e shtetit dhe shperndarja behet me ligj.Vetem po qe se policia vendos veton.
-
Policia e shtetit si kompany private. Do na marin prona heres tjeter kur te kerkoj e rritje rroge. Parate I kane mese te merituara por Jo keshtu dhe kaq hapur. Kjo qe flasim eshte policia e shtetit dhe jo e drejtorit. Flm
-












Komente
Komento