'Paris 2024'/ Hap dyert Fshati Olimpik, të parët mbërrijnë gjermanët! Pas eventit shtëpitë do dhurohen për 6 mijë familje

'Paris 2024'/ Hap dyert Fshati Olimpik, të parët mbërrijnë gjermanët! Pas eventit shtëpitë do dhurohen për 6 mijë familje

Fshati Olimpik

Më 26 korrik do të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe sportistët kanë nisur të akomodohen në një nga investimet më të mëdha në infrastrukturë të Lojërave të 2024-ës. Një strukturë që ndodhet në Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit.

I inauguruar nga presidenti Emanuel Macron më 29 shkurt, Fshati Olimpik është gati të presë 14.250 persona, duke përfshirë atletë dhe delegacione nga 206 shtete.

Gjermanët ishin të parët që mbërritën në Fshatin Olimpik dhe tashmë kanë vendosur flamujt e tyre në ballkone, duke qenë ndër delegacionet e para që hynë në këtë “qytet brenda qytetit”, që shtrihet në 52 hektarë dhe ka rregulla ose më mirë sugjerime të ngurta të vendosura nga organizatorët.

Në Fshatin Olimpik “Paris 2024” ndalohet përdorimi i shisheve plastike, ndërsa ka 200 pika rimbushjeje për shishet e ujit, për të minimizuar mbetjet plastike. Fshati ka restorante 24-orëshe për atletët (me rreth 40,000 vakte në ditë), dyqane ushqimore, lavanderi, një stacion policie, parukeri, dhoma fitnesi dhe një bar (pa alkool).

Pas Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike verore, banesat në të cilat “jetojnë” sportistët do t’u ndahen 6 mijë familjeve. Ndryshe nga fshati i Lojërave “Rio 2016”, i cili u shkatërrua pavarësisht milionave të shpenzuara, ky fshat do të ketë gjithashtu një kopsht dhe shkollë fillore duke filluar nga vera e 2025-ës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Shoqërohet nga kandidati për Himarën, Beleri kthehet në burgun e Fierit: Gjikuria nuk ka lidhje me mercenarët e pushtetit

Shoqërohet nga kandidati për Himarën, Beleri kthehet në burgun e Fierit: Gjikuria nuk ka lidhje me mercenarët e pushtetit