Historike në 'Paris 2024'/ Mundësi Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

PARIS - 10 gusht 2024, ora 19:53. Kjo është koha fikse që do hyjë në historinë e sportit shqiptar, pasi rusi i natyralizuar si kuqezi, mundësi Chermen Valiev ia ka dalë t'i sjellë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori.

25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël. Paçka se vetëm të bronztën, Valiev ka fituar atë që për dekada të tëra nuk kanë bërë shumë sportistë kuqezinj.

Tanimë vendi ynë e ka një medalje Olimpike, gjë që ndodhi pas pjesëmarrjes së dhjetë në Lojërat Olimpike. Valiev tanimë do shpërblehet nga shteti shqiptar për këtë arritje me 50 milionë lekë (të vjetër), si edhe me gradën Kolonel.

Ecuria e Valiev në Lojërat Olimpike

Në duelin e 1/8, Valiev kaloi të premte 4-3 me përmbysje rivalin azer Turan Bayramov. Në çerekfinale, 25-vjeçari s'ia doli të mbante avantazhin e fituar në raundin e dytë, duke u penalizuar nga dy ndëshkimet me karton të verdhë dhe në fund kundërshtari uzbek Jamalov Razambek fitoi 6-5. Mundësi ynë ishte në garë ditën e shtunë pas 'ripeshkimit' për një medalje bronzi dhe arriti t’ia dalë të triumfojë si fillim me rusin Kadzimahamedau (12-2) dhe më pas me Viktor Rassadin (6-2), duke sjellë medaljen e parë historike për vendin tonë.

Shqipëria ishte një nga 5 vendet që nuk kishte fituar kurrë medalje Olimpike, së bashku me Bosnjen, Maltën, Monacon dhe Andorran. Por, rrugëtimi i skuadrës kuqezi nuk përfundon me kaq, pasi ditën e dielë Islam Dudaev do të përpiqet të fitojë edhe ai një medalje bronzi. Kujtojmë se Zelimkhan Abakarov, mundësi tjetër që përfaqëson Shqipërinë u eliminua.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Shkroi historinë për Shqipërinë në Olimpiadë, titulli 'Kolonel' dhe mijëra euro në llogarinë e Chermen Valiev


Mundësi Chermen Valiev i dha Shqipërisë medaljen e parë historike në Lojërat Olimpike, duke siguruar të bronztën në stilin e lirë deri në 74 kilogramë. Në dhjetë pjesëmarrjet e vendit tonë në Olimpiada, kjo është hera e parë që kuqezinjtë marrin një medalje.

Veç anës morale dhe suksesit absolut, në arkat e Valiev do shkojnë edhe 50 milionë lekë të vjetër (ose 50 mijë euro) nga shteti shqiptar, si edhe grada Kolonel.

Ora 19:58
PROFIL/ Kush është Chermen Valiev, rusi nga Osetia e Veriut që i dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori


Chermen Akhsarbekovich Valiev ka lindur më 10 dhjetor 1998 në Osetinë e Veriut në Rusi dhe aktualisht është një mundës i stilit të lirë që garon në 74 kilogramë për Shqipërinë.

Për vendlindjen e tij, Rusinë, Valiev ka fituar një titull kampion bote dhe një Evropian për U23, një kampion kombëtar rus dhe është fitues i shumëfishtë medaljeve të arit në turnetë ndërkombëtare.

Që nga transferimi në Shqipëri në vitin 2024, Valiev u kualifikua për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris duke u renditur i treti në Turneun Olimpik Botëror të Kualifikimit.

Në dhjetë turnetë e Lojërave Olimpike që Shqipëria ka marrë pjesë, duhej një rus nga Osetia e Veriut që të natyralizohej si kuqezi, për t'i dhënë Shqipërisë medaljen e parë (e bronztë) në historinë e Olimpiadës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 11/08/2024 08:25

    Shume mire kan bere qe ja kane dhene pashaporten shqiptare se eshte turp me ken me Malten Andorren e principaten e Monacos pa medalje. Ne vite 90 kemi humbur talente shume te vlefshëm si Pirro Dhima dhe ajo me hedhje me shtize kampion olimpik me Greqinë. Tashti normal nuk mund te themi qe sporti shqiptar eshte duke lulëzuar se ky sportist rus eshte por shpresojm qe te jet nje hap I pare per te rijetesuar sportin

    Përgjigju
  • Or tej: 11/08/2024 07:01

    Shtetet serioze perpara se te te japin shtetesune te bejne edhe nje test gjuhe or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • lisi: 11/08/2024 05:59

    ARRITJE DO ISHTE PO TE ISHTE MUNDES SHQIPTAR..,,ME EMER SHQIPTAR,,..JO NJEREZ PA DIN E PA IMAN..

    Përgjigju
  • Toni: 10/08/2024 21:59

    Turp. Te perfaqesohesh ne lojerat olimpike nga armiqte shekullor te kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje