Paris 2024/ Veliaj për Report Tv: Për 3 mundësit do japim apartament! Krenar për sportistët e natyralizuar, po shkëlqejnë për flamurin kuqezi

PARIS- Emocion të jashtëzakonshëm e quajti kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, rezultatin historik të një dite më parë të mundësit të natyralizuar Chermen Valiev, i cili i solli Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori.

“Jemi vërtet shumë të emocionuar, ishte qershia mbi tortë e një fundjave të paharruar në Paris. Pas 112 vitesh shtet marrim medaljen tonë të parë olimpike, si Sport Klub Tirana i ekipit Shqipëria. Jam vërtet krenar që ky organizim, kjo energji, prodhoi më në fund një medalje të parë historike për Shqipërinë. Ndoshta i hap rrugën medaljeve të tjera. Jam vërtet krenar për çunat dhe gocat e Sport Klub Tirana, që përfaqëson Tiranën kozmopolitane, që nuk është më ajo Tirana e viteve 90, kur ne të gjithë ishim nga i njëjti vend. Tirana sot është kozmopolitane dhe ekipi ynë është kozmopolitan”, deklaroi Veliaj. 

Ai tha se rezultati i arritur një ditë më parë, vjen si shkak i një pune të nisur që pas Lojërave Olimpike të Tokios, duke mbështetur sportistët në disiplinën e mundjes me trajtime financiare, trajnime dhe akomodim.  

“Kishim pritshmëri tek mundja. U fokusuam te akomodimet, trajnimet, grumbullimi i ekipit dhe trajtimi financiar. Dhe unë besoj që kjo strategji ia vlejti, prodhoi një medalje për Shqipërinë. Besoj që kjo duhet të jetë strategjia dhe në të ardhmen. Emocioni ishte i jashtëzakonshëm”, theksoi kryebashkiaku.

Kryebashkiaku Veliaj për Report Tv njoftoi se do të shpërblejnë me apartament 3 mundësit që përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, Islam Dudaev dhe Zemilkhan Abakarov.

“Do ketë një shpërblim nga Bashkia e Tiranës. Ne do të japim një apartament për secilin nga tre garuesit mundës sepse kanë vendosur të jenë rezidentë me letra, por edhe të banojnë fizikisht në Shqipëri”, tha Veliaj. 

Duke folur për këtë ngjarje historike nga Parisi për Report Tv, Veliaj tha se vendi ynë ia ka dalë t’i hapë dyert talenteve nga e gjithë bota.

Debatin për sportistët e natyralizuar që përfaqësojnë vendin tonë në evente të përmasave të tilla sportive, kryebashkiaku Veliaj e quajti racizëm të vjetëruar.

“Duhet të mësohemi me një Shqipëri që talentet janë gati të vijnë në këtu. Talente që mund të kenë histori të ndryshme nga problematika të caktuara me vendin e e tyre, gjejnë te Shqipëria, një vend europian, që në njëfarë mënyre i ka hapur dyert dhe i ka bërë pjesë të tyre. Është diçka që është vënë re në të gjitha ekipet. Keto debate jane të dështuara, të një shekulli të kaluar. Fryma olimpike është për t’ i dhënë mundësi të gjithëve që të shkëlqejnë. Ne i kemi dhënë mundësinë këtyre talenteve që të shkëlqejnë për flamurin kuqezi ndaj dhe vërtet jam krenar”, vijoi Veliaj.

Shqiptari i natyralizuar Chermen Valiev, 25-vjeç mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël, e para në histori për Shqipërinë. Valiev tanimë do shpërblehet nga shteti shqiptar për këtë arritje me 50 milionë lekë si edhe me gradën Kolonel.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP KARALLOI REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/08/2024 12:38

    O Erjon Veliaj me mē bo mua trajnerin e mundjes mua Profesor Doktor Rexhep Bule Lekēn un i sjell Shqipris 10 medalje ari. Un kam qen 20 vjet resht kampjon apsolut nē mundje. E kam qen drejtori Kombination tē mishit. Tani jam prefesor nē unversitetin e Frankfurtit.

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2024 00:08

    Jo apartamente,por jepu vila se e meritojne,se na dhuruan medalje z.Veliaj.

    Përgjigju
  • shqip: 11/08/2024 12:18

    Po pse nuk i eshte dhene apartament sportisteve shqiptare kete se kuptoj

    Përgjigju
    • Flori: 11/08/2024 13:13

      Sepse skan sjell ansnje medalje

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi