Paris 2024/ Notarja nga Kosova, Hana Beiqi eliminohet nga gara e notit

Paris 2024/ Notarja nga Kosova, Hana Beiqi eliminohet nga gara e notit

Hana Beiqi

Hana Beiqi ka dështuar të kualifikohet në gjysmëfinale të garës së notit 50 metra stil i lirë të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024. Notarja kosovare doli e fundit në baterinë e saj, me kohën 27.34 sekonda, pamjaftueshëm për ta siguruar një vendin në mesin e 16 më të mirëve.

Madje, 15-vjeçarja nuk arriti as kohën e vet më të mirë në këtë disiplinë, 26.74 sekonda, qe e kishte arritur në Kampionatin Evropian të Notit më 2023.

Ky ishte debutimi i Beiqit në Lojëra Olimpike.

Beiqi dhe Adell Shaboviq – i cili u eliminua në rrethin e parë të garës gjithashtu në fillim të javës – ishin dy notarët e vetëm që e përfaqësuan Kosovën në këto lojëra.

Garat për ekipin olimpik të Kosovës në Paris pritet të përfundojë sot, me Gresa Bakraçin që do të garojë në 800 metra vrapim më vonë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Organizohet për herë të parë festivali i peshkatarëve! Ekspozim produkteve dhe argëtim

Pogradec/ Organizohet për herë të parë festivali i peshkatarëve! Ekspozim produkteve dhe argëtim