Paris 2024/ Shqipëria tjetër rezultat negativ në Olimpiadë, qitësja Manjola Konini renditet në katër vendet e fundit

Paris 2024/ Shqipëria tjetër rezultat negativ në Olimpiadë, qitësja Manjola Konini renditet në katër vendet e fundit

Manjola Konini

Shqipëria gabon shënjestër në Lojërat Olimpike të Parisit. Qitësja Manjola Konini është eliminuar nga gara e 25 metrave distancë, aty ku me 569 pikë në tre provat e precizionit dhe shpejtësisë ka zënë vendin 37-të nga 40-të qitëset në këtë garë.

Disa ditë më parë Konini u eliminua nga gara e 10 metrave, duke treguar se nuk kishte "nishanin" e duhur.

Sportistët kuqezi

Në Paris kanë mbërritur dhe atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj, me Gegën që shpreson të arrijë në zonën e medaljeve në garën e 3000 metrave me pengesa. Ajo do të konkurrojë mëngjesin e së dielës (10.30), ndërkohë që të shtunën do të jetë radha e Franko Burrajt në garën e 100 metrave.

Performanca e kuqezinjve në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të mbyllet me garimin e mundësve Zelimkhan Abakarov (57 kg), Islam Dudaev (deri 65 kg), dhe Chermen Valiev (74 kg). Të tre garojnë në stilin e lirë nga data 8 deri në 10 gusht.

Rezultati i Manjola Koninit

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 02/08/2024 11:13

    po nuk na fali Kosova ndonje xhudiste, veshtire te marrim medalje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë