Boris Matic, babai i xhudistes kroate Barbara Matic, e cila fitoi medaljen e artë olimpike më Paris, u arrestua dje në Francë me dyshimin për sulm seksual ndaj një vullnetareje të ngarkuar për akomodimin e spektatorëve.
Ajo ka raportuar në polici se Boris Matic e ka puthur me forcë teksa po festonte fitoren e së bijës në çerekfinale të garës. Vullnetarja 24-vjeçare e tronditur nga sjellja e babait të sportistes, thotë se ajo ka tentuar ta refuzojë, por ai e ka puthur me forcë.
BFMTV francez ka mësuar nga burime policore të afërta me rastin se babai i Barbara Maticit është dërguar në komisariatin e qarkut të 7-të në Paris dhe se ai aktualisht është nën hetim, pas një denoncimi ndaj tij. Sipas tyre, ai është ende në paraburgim në Paris.
Ngjarja/ Le Parisien shkruan se babai i Barbara Matic ishte veçanërisht i zëshëm dhe kur vajza e tij bëri një hap më afër finales, ai u gëzua pa masë. Në atë shpërthim gëzimi, ai dyshohet se e kapi nga supet vullnetaren e re dhe e puthi me forcë në gojë para se të zbriste shkallët.
Gjithçka dyshohet se është parë nga dëshmitarja, e cila i ka thënë të njëjtin version edhe policëve që e kanë marrë në pyetje. Ajo shprehet se vullnetarja u përpoq ta largonte nga ajo, por ai gjithsesi arriti ta puthte. Dëshmitarja thotë se vullnetarja pas kësaj ishte e tronditur dhe e zbehtë.
Komente









Eshte puthje si e atij presidentit spànjoll.
Përgjigju