Federata Nigeriane e Atletikës përfshihet nga skandali. Drejtuesit e kësaj federate kanë harruar të regjistrojnë një atlete për të konkurruar në Olimpiadë. Bëhet fjalë për Favor Ofili, që garon në 100 metra.
“Katër vjet stërvitje, për çfarë?” - shkroi ajo në rrjetet sociale. “Kam punuar katër vite për të fituar këtë mundësi. Dhe për çfarë?". Kjo është ndjesia e Ofilit pasi mësoi se nuk do të mund të vrapojë në garën e 100 m. E gjitha është për shkak të një gabimi administrativ, pasi emri i saj nuk figuron në listën e regjistrimit të IOC, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Por Komiteti Olimpik Nigerian i hedh poshtë akuzat, duke deklaruar se ata e kanë dërguar të gjithë listën emërore të atletëve në Federatën Botërore. Ofili është një nga 56 atletet e kualifikuara në 100 metra. Për fat të mirë, atletja 21-vjeçare do të mund të marrë pjesë në dy garat e tjera për të cilat është regjistruar në 'Paris 2024', në 200 metra dhe stafetë 4x100 metra. "Ne po përpiqemi të gjejmë rrënjën e problemit, sepse ajo u kualifikua dhe rezultati u dërgua në Atletikën Botërore," tha Solomon Ogba, nënkryetar i Komitetit Olimpik Nigerian.
Thelbi i çështjes është kur u zhduk emri i atletes së re nga lista, e cila do të humbasë këtë ngjarje historike në 100 m, por që do të ketë ende mundësi në dy gara të tjera. Çështja ka mbërritur në nivelet më të larta në Nigeri. I pari që komentoi skandalin ishte ministri i sportit, John Owan Enoh. Ai tha se çështja do të hetohet dhe do të ketë "sanksione të rënda" për ata që do të shpallen fajtorë për mbikëqyrjen.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mundja dhe skitë stolia e sportit në 2024! Shqipëria siguroi medaljet e para Olimpike, Kombëtarja dinjitoze në Europian! Pritshmëria për 2025
31 Dhjetor 2024, 14:09
-
Botërori i mundjes, Veliaj: Kemi energjinë për ta kthyer Tiranën në një qytet për të gjithë
31 Tetor 2024, 16:32
-
VIDEO/ Bëri kryqin në Lojërat Olimpike të Parisit, sportisti serb pezullohet me 5 muaj
20 Shtator 2024, 11:53
-
Rama nderon medalistët e Lojërave Olimpike: Ftoj më shumë sportistë të huaj të garojnë me fanelën e Shqipërisë, pa i ndryshuar emrin as ngjyrën (dhe një mesazh për hudhrat)
4 Shtator 2024, 11:04
-
Bënë ‘seflie’ me sportistët e Koresë së Jugut, lojtarët e pingpongut të Koresë së Veriut rrezikojnë ndëshkimin
2 Shtator 2024, 20:50
-
Thierry Henry jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Shpresave të Francës
19 Gusht 2024, 16:09
-
Mero Baze: Sulmi fizik ndaj ekipit olimpik, është qëndrimi zyrtar i PD
15 Gusht 2024, 19:21
-
Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit
15 Gusht 2024, 11:55
-
Shkruan historinë olimpike për Shqipërinë në ‘Paris 2024’, qeveria shpërblim 14.7 milionë lekë për dy mundësit Valiev dhe Dudaev! Përfitojnë edhe trajnerët
15 Gusht 2024, 07:32
-
Paris 2024/ Fitoi medaljen e parë të artë për vendin e tij, në Pakistan e presin si hero
14 Gusht 2024, 15:47
-
Medalistët serbë të Paris 2024, festojnë me këngë nacionaliste për Kosovën
13 Gusht 2024, 15:19
-
Paris 2024/ Rekorde dhe kuriozitete nga Lojërat Olimpike
13 Gusht 2024, 13:59