Paris 2024/ Rekord botëror në kërcimin me shkop, suedezi Duplantis 'thyen gravitetin'

Paris 2024/ Rekord botëror në kërcimin me shkop, suedezi Duplantis 'thyen gravitetin'

Armand Mondo Duplantis

Armand Mondo Duplantis, sportisti suedez i kërcimit me shkop, fitoi titullin e tij të dytë olimpik në Paris me një tjetër rekord të jashtëzakonshëm botëror prej 6.25 m të arritur në tentativën e tretë.

Ai kaloi me sukes 5.70 m, 5.95 m, 6.00 m dhe 6.10 m, duke u mbyllur mbrëmjen në 'Stade de France' me rekord, përballë një publiku entuziast që kapte numrin 70 mijë. Ai theu rekordin e vendosur po nga vetë ai në prillin e 2024 në Kinë, me lartësinë 6.24 metër.

Duplantis, i lindur në Lafayette, Luiziana më 10 nëntor 1999, garon për Suedinë edhe pse është shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe jeton. Në moshën 24-vjeçare ai ka vendosur nëntë rekorde botërore.

Suedezi festoi në mënyrë të 'çmendur', duke vrapuar drejt familjes së tij në tribuna përpara se të bënte një xhiro nderi me medalistët e argjendtë dhe të bronztë, Sam Kendricks dhe Emmanouill Karalis.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, Presidenca : Keqardhje mënyra se si u trajtua në konferencën e Kurtit e Mickoskit

Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, Presidenca : Keqardhje mënyra se si u trajtua në konferencën e Kurtit e Mickoskit