Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Skuadra e SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  fituan medaljen e artë, madje me rekord të ri botëror, në stafetën 4×100 metra stil i lirë për femra në garën e fundit të notit në “Arena La Defense”, në Paris 2024.

Kuarteti i përbërë nga Regan Smith, Lilly King, Gretchen Ualsh dhe Torri Huske e përfundoi garën me një kohë prej 3.49.63 minuta, një maksimum i ri botëror, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm që mbahej po nga Shtetet e Bashkuara (3.50.40) që nga viti 2019.

Australia e mbylli në vendin e dytë, me 3.48 sekonda më pas, ndërsa Kina ishte e treta me 3.60 sekonda. Ky ishte rekordi i katërt botëror i notit në Paris 2024, i dyti këtë të diel pas atij të arritur nga Bobby Finke në 1500 metra.

Më parë, kinezi Pan Zhanle vendosi një rekord të ri botëror në 100 stil të lirë dhe ekipi i Shteteve të Bashkuara në stilet e përziera 4×100 metra.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve