Paris 2024/ Parandalohet skandali në Lojërat Olimpike, gjyqtarët ndryshojnë vendimin dhe i kthejnë medaljen atletes keniane

Paris 2024/ Parandalohet skandali në Lojërat Olimpike, gjyqtarët ndryshojnë vendimin dhe i kthejnë medaljen atletes keniane

Momenti i diskutueshëm mes Faith Kipyegon dhe Gudaf Tsegay

Gara e mbrëmshme e 5000 metrave për femra në atletikë ofroi polemika të mëdha, pasi keniases Faith Kipyegon iu hoq para kohe medalja. Gjatë garës, Kipyegon u përplas me Gudaf Tsegay nga Etiopia, e cila njihet për sjelljen agresive gjatë garave dhe me atë rast nuk e lejoi kenianen ta kalonte.

Në fund, Kipyegon përfundoi në vendin e dytë, menjëherë pas bashkatdhetares Beatrice Chebet (1:28.56) me një sekondë e katër të qindtat prapa dhe përpara holandezes Sifan Hassan.

Më pas gjyqtarët vendosën të s’kualifikonin Kipyegon për shkak të përplasjes së lartpërmendur, por padrejtësia u korrigjua pas apelit të keniases.

Asaj iu kthye medalja e argjendtë dhe u shpërblye me medalje në garën më prestigjioze në botë, ndërsa Tsegay përfundoi në vendin e nëntë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë