PARIS, 8 janar /ATSH-AFP/ - Dy të dyshuarit për atentatin kundër të përjavshmes "Charlie Hebdo" janë parë sot në mëngjes në veri të Francës ndërkohë që ishin në bordin e një autoveture "Clio" ngjyrë gri dhe mbanin armë luftarake, bënë të ditur burime hetimore.
"Menaxheri i një pike karburanti në afërsi të Villers-Cotteret ka njohur zyrtarisht dy personat e dyshuar për pjesëmarrje në atentatin kundër Charlie Hebdo", theksoi një burim i afërt me këtë çështje.
"Dy personat janë fshehur, me kallashnikov dhe raketahedhës të ekspozuar", konfirmoi një tjetër burim./
/ec/










