Paris, merr fund terrori,vriten 3
terroristët dhe 4 prej pengjeve
Video/ Pengjet dhe vrasja e terroristit

Paris, merr fund terrori,vriten 3<br />terroristët dhe 4 prej pengjeve <br />Video/ Pengjet dhe vrasja e terroristit
FRANCE - Pas 8 orësh terrori, policia i ka dhënë fund pengmarrjes se dy vëllezërve terroristë që shkaktuan masakrën në "Charlie Hebdo", duke i vrarë ata. Dy franko-algjerianet Said dhe Cherif Kouachi prej orëve të mengjesit ishin fshehur në një shtypshkronjë në veri-lindje të Parisit, ku ndodhej edhe një person tjetër. Pas orëve të gjata të rrethuar nga policia dhe dështimit të negociatave me dy xhihadistet, efektivët ndërhynë duke i vrarë ata, ndërsa pengu ka shpëtuar. 

Nga të dhënat e para mësohet se dy vëllezërit kanë dalë duke qëlluar me breshëri ndaj forcave të sigurisë që i kishin rrethuar, ndërsa janë qëlluar për vdekje. 

autoret
(Në foto: 3 autorët e vrarë nga policia)

8 gazetarë, 2 oficerë policie, një mirëmbajtës dhe një vizitor mbetën të vdekur e 11 të tjerë të plagosur, në sulmin e 7 janarit, kur dy vëllezërit e armatosur sulmuan me breshëri automatike zyrat e redaksisë së revistën satirike Charlie Hebdo. Sulmuesit dyshohet se janë militantë ekstremistë islamikë të indinjuar nga karikaturat tallëse dhe ofenduese ndaj profetit Muhamed që kjo revistë kishte publikuar që prej tre vitesh. 

Po ashtu, në të njejten kohë është nderhyrë edhe në pengmarrjen e dytë që u shenua rreth orës 13:00 në lindje të Parisit në një dyqan ushqimor. Amedy Coulibaly, i cili për mese 4 ore mbajti peng 6 persona, u vra nga policia. Ndersa mësohet se 4 pengje kanë humbur jetën, 3 prej të cilëve janë vrarë nga Amedy përpara se të ndërhyhej nga policia, ndërsa një tjetër është vrarë gjatë ndërhyrjes. 

shperthimet
(Momentet e lirimit të pengjeve nga supermarketi dhe aksioni i policisë) Foto të tjera


(Video: Aksioni i policisë në supermarket)

Gjithashtu raportohet se në gjendje të rëndë nga pengmarrja në dyqan janë edhe 4 persona të tjerë, të cilët kanë qenë të gjithë hebrenj. Ndërkaq dyshohet se Amedy Coulibaly nuk ka vepruar i vetëm duke qenë se brenda dyqanit mendohet se kanë qenë 2 pengmarrës.

Coulibaly shfaqi hapur lidhjen me dy vellezerit terroriste te sulmit ne "Charlie Hebdo", kur kërcenoi autoritetet se do të vriste të gjithë pengjet nëse policia nuk largohej nga vëllezërit Kouachi për t'i lënë të lirë ata. Paris, merr fund tmerri në dyqan, vriten 4 pengje dhe 1 prej autorëve

Obama: Lufta s'ka mbaruar, bashkë ndaj terrorizmit
Ora 20:10
Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama është ndalur në sulmet terroriste në Francë, ku ka shprehur vendosmërinë e SHBA-së për të qenë krah Francës në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Deklarata e Presidentit Obama

Cameron, Renzi, Merkel dhe Rajoy të dielën në Paris
Ora 20:05
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ai i Italisë, Matteo Renzi së bashku me kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy dhe kancelarin e Gjermanisë, Angela Merkel do të jenë përkrahë Presidentit të Francës, Francois Hollande në marshimin e Paqes në Paris të dielën. Cameron, Renzi, Merkel dhe Rajoy përkrah Hollande

Hollande: Franca mbetet objektiv, të jemi vigjilent!
Ora 19:50
Hollande nënvizon se lufta kundër terrorizmit nuk ka përfunduar ende, pasi Franca vijon të mbetet një objektiv për të tjera sulme. Dhe në këtë kuadër, ai ka kërkuar nga policia dhe populli francez të tregohet vigjilent, që sulme të tilla të mos përsëriten.  Deklaratat Presidenti francez i bëri në një dalje për mediat, pas përfundimi të dy aksioneve të policisë në dy pengmarrjet e ditës së sotme nga terroristët.Deklarata e Presidentit të Francës Hollande

Cherif Kouachi: Jam në mision për Al Kaedën e Jemenit
Ora 19:45
Cherif Kouachi, një prej vëllezërve terrorist në një lidhje telefonike mëngjesin e sotëm nga Tv francez BFM ka konfirmuar se është në mision për Al Kaedën e Jemenit

Vëllezërit Kouachi nuk e dinin se kishin një peng
Ora 19:22
Njeriu i izoluar në zyrën e Dammartin-en-Goele nuk ishte kurrë peng i vëllezërve Kouachi, pasi ata nuk e kishin vënë re në asnjë moment praninë e tij. Mediat franceze të cilat bëjnë të ditur edhe lajmin shtojnë se ai ishte fshehur në një kuti dhe kishte lajmëruar policinë me celular.


(VIDEO)


Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se i përket pengmarrësit të 4 
Ora 19:00 
Hetuesit francezë bëjnë me dije se kanë gjetur një trup të pajetë, i cili është ende i paidentifikuar. Sipas tyre, trupi i pajetë mund të jetë i pengmarrësit të dytë në dyqan. Nëse do të konfirmohej se viktima është një nga pengmarrësit do çonte në 4 edhe numrin e pengmarrësve të vrarë në të dyja ngajrjet në Paris.


pengjet
(Momentet e lirimit të pengjeve nga supermarketi dhe aksioni i policisë) Foto të tjera

pengmarresit
(Majtas, momentet e aksionit të policisë në godinën e shtypshkronjës dhe dy autorët e vrarë, djathtas aksioni në supermarket dhe pengmarrësi i vrarë) Foto të tjera


Francë, sërish pengmarrje, hajdutët peng punonjësit e argjendarisë 
Ora 18:40 Ndërsa në Paris policia ndërhyn duke vrarë dy vëllezërit Kouachi, të cilët pas vrasjeve në revistën satirike në Charlie Hebdo, morën peng një person sot, dhe ndërhyrjes në pengmarrjen tjetër ku u vra pengmarrësi Amedy Coulibaly dhe 4 pengje, ka ndodhur një tjetër situatë pengmarrje, kësaj here në Montpelje.

Francë, sërish pengmarrje, hajdutët peng punonjësit e argjendarisë

Vëllezerit Kouachi dolen nga shtypshkronja e qëlluan mbi policinë
Ora 17:25
Pas deshtimit te negociatave policia franceze hodhi ne ambientet e brendshme te shtypshkronjes bombe molotov duke detyruar dy vellezerit terroriste te dalin jashte. Por perballja nuk ka qene aspak e lehte teksa autoret kane qelluar ndaj policise, ku gjate shkembimit me arme ata kane humbur edhe jeten.

shperthimi
(Momentet e shpërthimeve në shtypshkronjë gjatë aksionit të policisë)  Foto të tjera



(Video: Momentet e shpërthimit në godinën e shtypshkronjës)

Pengmarrjet e fundit ne France nga i njejti grup terrorist
Parisi është tronditur nga sulme të njëpasnjëshme terroriste me të shtëna, hedhje bombash e pengmarrje brenda 48 orëve në kryeqytetin francez. Me pengmarrjen e fundit të një dyqani ushqimoresh, u shënua sulmi i pestë dhe dyshohet se ka një lidhje mes akteve të fundit terroriste në vend dhe dy ekstremistëve islamikë që kryen masakrën në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” dy ditë më parë.
 
Pas hetimeve autoritetet e Parisit kanë bërë një lidhje mes sulmit në revistën satirike ku humbën jetën 12 persona dhe sulmit të djeshëm ku humbi jetën një oficere policie, ku sipas tyre ata rezultojnë të njohur. Zbardhja e një skeme të autoriteteve policore bën një lidhje mes sulmuesit të djeshëm dhe atij të sotëm, që ka marrë peng një dyqan ushqimor në Paris. Kjo skemë lidh kështu të arratisurin e djeshëm dhe pengmarrësin e sotëm si një individ, i identifikuar paraprakisht si Amedy Coulibaly sëbashku me një të të fejuarën e tij Hayat Boumeddiene, këta të fundit të njohur me dy vëllezërit Kouachi, të cilët janë terroristët e masakrës në Charlie Hebdo. 

Sërish në Paris, merret peng një dyqan, vriten 4 pengje

Dy vellezerit e masakres ne "Charlie Hebdo" u fshehen ne nje shtypshkronje, mbajten peng nje person: "Do vdesim si martire"
48 orë nga sulmi terrorist mbi revistën satirike "Cherlie Hebdo" në Paris ku humbën jetën 12 persona, forcat speciale franceze zhvilluan një operacion intensiv pas pengmarrjes së një shtypshkronje në komunën Demartin-en-Gouële në Saine-et-Marne, që u vu per 8 ore nën kontrollin e dy vëllezërve terroristë Kouachi.

Një shkëmbim i dhunshëm zjarri ndodhi mes policisë dhe dy terroristëve që shkaktuan masakrën në redaksinë e revistës franceze satirike “Charlie Hebdo”. Dy ditë pas vrasjes së 12 personave, policia franceze lokalizoidy vëllezërit franko-alegjerianë Cherif dhe Said Kouachi, të mbyllur në ndërtesën e një shtypshkronje në Damartin en Goel ku mbajten peng nje person.
 
Shkëmbimi i zjarri ndodhi në veri-lindje të Parisit dhe të shtënat kanë qenë në drejtim të policisë, megjithatë të dhënat e para ishin për rreth 20 të plagosur dhe dy të vdekur, lajm që u përgënjeshtrua më pas nga prokurori i Parisit. Atentatorët u lokalizuan nga helikopterët e policisë në pyjet në veri-lindje të Parisit, ndërsa policia i bëri thirrje banoreve ne këtë zonë që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Ndërtesa ndodhet pranë një zone të banuar dhe aeroportit Roissy-Charles de Gaulle ku mësohet nga Agjencia Ajrore News se u pezulluan uljet e dy avionëve, të cilët kanë ndryshuar drejtim.
 
Edhe në shkollat dhe kolegjet që ndodhen pranë ndërtesës ku po kryhet operacioni policor u dhanë udhëzime për mbajtjen e fëmijëve brenda ndërtesës sipas protokolleve të sigurisë. Sipas burimeve policore e gjithë zona u  evakuua dhe Ministria e Brendshme u bëri thirrje gazetarëve të mos publikojnë fotografi nga operacioni për shkak se në këtë mënyrë ekspozohen pozicionet strategjike të forcave speciale.
 
Sulmi terrorist, ja Masakra në 'Charlie Hebdo'

Masakra ne Charlie Hebdo, atentatoret pjese e luftimeve terroriste

Policia publikoi identitetin dhe fotografitë e të dyshuarve, vëllezërve Cherif dhe Said Kouachi, të lindur në Paris me prindër Algjerianë. Sipas policisë të dyshuarit janë eksponentë kriminal e më përfshirje të hershme në grupet ekstremiste islamike në luftimet terroriste në Irak. 

"Cherlie Hebdo" mblidhet ne ambientet e gazetes "Liberation"...te merkuren 1 milione ne treg
Ashtu siç ishte deklaruar edhe më parë, stafi i mbetur i satirikes “Charlie Hebdo” i është rikthyer punës për të publikuar numrin e radhës. Ata janë transferuar nga ambjetet e gazetës “Liberation”, pasi nuk kanë më mundësi për tu kthyer në redaksinë e tyre. Pritet që numri i ri i kësaj gazete të publikikohet të mërkurën me një tirazh prej jo më 60 mijë kopjesh por me 1 milion të tilla. Ndërkohë këshilli bashkiak i Parisit ka shpallur “Charlie Hebdo” qytetar nderi të kryeqytetit francez.
 
“Charlie Hebdo” do të dalë në treg me tirazh të 20-fishuar

Hollande: Të parandalohen fatkeqësi të tjera
Presidenti Francez Francois Hollande foli nga Ministria e Brendshme ku kërkoi që të sigurohet vendi me masa maksimale, për të parandaluar përsëritje të këtyre akteve terroriste që kanë përfshirë vendin. Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në Ministrinë e Brendshme për të monitoruar progresin e operacioneve të vazhdueshme të forcave speciale në Dammartin-en-Goële dhe shpjegoi në deklaratën e tij se duhet bashkëpunim akoma më i madh për të shkëmbyer informacione mbi veprimtaritë e grupeve ekstremiste, në mënyrë që të parandalohen fatkeqësi të tilla të përsëriten sërish. Ai vuri theksin kryesisht në rritjen e sigurisë në manifestimet e ditës së dielë ku mendohet se do të marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve francezë.

kryeministri francez

Dy vëllezërit terroristë: Duam të vdesim si martirë
“Vëllezërit thanë se duan të vdesin si martirë”. Në këtë deklaratë mediat franceze citojnë deputetin e zonës Seine-et-Marne. 

france policia

Kryeministri francez Manuel Valls: Jemi në luftë kundër terrorizmit, jo kundër fesë
Kryeministri francez, Manuel Valls deklaroi sot se Franca është në luftë kundër terrorizmit dhe jo kundër një besimi fetar. Ai theksoi se vendi i tij po merrte të gjitha masat e duhura për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimit terrorist.

“Ne po luftojmë terrorizmin. Ne nuk jemi përfshirë në një luftë kundër një besimi fetar apo kundër një civilizimi”, deklaroi Valls në një takim me prefektët në Ministrinë e Brendshme franceze.

Udhëzimet ndaj shkollave pranë zonës: Fëmijët të qëndrojnë brenda godinës
Drejtuesit e dy shkollave që ndodhen në afërsi të kësaj zone janë udhëzuar që të mos i nxjerrin fëmijët nga godina deri në përfundimin e aksionit për të kapur dy vëllezërit franko-algjerianë. Sipas raportimeve nga mediat franceze, është udhëzuar që të gjithë fëmijët të qëndrojnë të gjtihë bashkë në një dhomë.
 
shkolla
policia
(Në foto: Policia në ambjentet e shkollës Dammartin-en-Goële.)

Ora 10:16 Avionët shmangin uljen në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle. Lajmi mësohet nga Agjencia Ajrore Neës, se dy aeroplanët në aeroportin e Roissy-Charles de Gaulle nuk kanë bërë ulje të zakonshme por kanë ndryshuar drejtim.

harta e avioneve

Kukan: Nderim për viktimat e ”Charlie Hebdo” dhe gjithë gazetarët që u bënë viktima të terrorizmit
Europarlamentari Eduart Kukan ka postuar në profilin e tij Facebook, pjesë të aktivitetit të europarlamentareve ne nderim të gazetarëve që u viktimizuan nga terrorizmi. Një minute heshtje që mbajtën euroteputetët për viktimat e sulmit  në Charlie Hebdo në Paris, shprehet Kukan, qe e ka shoqeruar me foto ketë moment të rëndësishëm në kujtim të gazetarëve të vrarë nga terroristët në mbarë botën.

“Dje europarlamentaret kanë mbajtur një minute heshtje për të nderuar viktimat e sulmit në Charlie Hebdo. Duhet gjithashtu të mbahen në mend të gjithë gazetarët që kanë vdekur nën duart e terroristëve”, shkruan Kukan.

Kerkimet per kapjen e dy vellezerve
Dy ditë nga masakra në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”, vazhdojnë ende kërkimet intensive për dy terroristët e arratisur në zonën veri-lindore të Parisit, në fshatin Longpont ku mendohet se kërkimet e qindra forcave speciale bashkë me helikopterë janë pozicionuar në një pyll 50 milje larg kryeqytetit.
 


ndertesa
(Në foto: Ndërtesa që është marrë peng nga terroristet)

Parisi ne gjendje gatishmerie
Kërkimet kanë hyrë në ditën e dyte dhe dyshohet se të arratisurit janë në këmbë, pas braktisjes së makinës së tyre në afërsi të qytetit Viller-Cotterets, ku dhe u pikasën fillimisht pas tentativës për të rrëmbyer një stacion nafte. Sipas burimeve policore dyshohet se terroristët mund të tentojnë të kalojnë kufirin me Belgjikën, duke u arratisur në shtetin fqinj. Parisi ka përjetuar natën e dytë në gjendje emergjence me forcat policore në gatishmëri të lartë në ruajtjen e ambienteve publike dhe në hyrje-daljet kryesore të kryeqytetit. 

france policia
(Në foto: Një snajper i forcave speciale franceze në çatinë e kompanisë ku vëllezërit Kouachi janë vendosur)

aksioni i policise

(Në foto: Aksioni i policisë ne ndertesen ku jane marrë pengjet)

harta
(Në foto: Vendi ku janë mlokalizuar Terroristet)

france policia
(Në foto: Forcat policore me helikopter gjatë aksionit për kapjen e terroristëve)



Video/Forcat policore që janë nisur drejt Dammartin-en-Goële

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo