Një ditë para se në Francë të mbahet Samiti për ndryshimet klimatike, ku do të marrin pjesë rreth 100 krerë shtetesh dhe qeverish, në Paris, mijëra protestues sfiduan masat e qeverisë për ndalimin e tubimeve në sheshet kryesore të vendit, duke protestuar.

Protestuesit në sheshin “Republika” hodhën objekte të ndryshme kundër policisë si shishe qelqi e sende të tjera të forta, gjë që solli edhe reagimin e policisë, e cila u detyrua të përdorte edhe gaz lotësjellës, ndërsa 100 prej tyre u arrestuan.