Paris SG me ‘zemër të madhe’ për Romën, gati ti pagujë rrogën Wijnaldum që të kalojë në Itali

Paris SG me ‘zemër të madhe’ për Romën, gati ti pagujë rrogën Wijnaldum që të kalojë në Itali

mesfushori holandez Winjaldum

Sot pritet të mbahet një tjetër takim mes Romës dhe Paris SG për mesfushorin Gini Wijnaldum, pasi italianët e kanë projektuar si përforcim në mesfushë. Deri më tani nuk ka asnjë pengesë që holandezi të kalojë në Seria A, pasi Paris SG ka pranuar huazimin me të drejtë blerje, por çështja qëndron te paga e 31-vjeçarit.

Gini fiton në kryeqytetin francez 7 milionë euro në sezon, por Roma nuk jep dot kaq shumë. Për momentin do diskutohet nëse Paris SG mund të kontribuojë sadopak te paga e futbollistit, pasi për italianët është kosto e madhe.

Gjithsesi ka shumë optimizëm për shkak të miqësisë mes presidentëve vëllezër të Romës Frienkedin dhe Al-Khelaifit. Me shumë gjasa Paris SG do pranojë të japë diçka për pagën e Wijnaldum edhe për sezonin e ardhshëm pavarësisht se do luajë te Roma.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre