Paris SG zyrtarizon Hakimin nga Interi, presidenti i francezëve nuk përmbahet: Morëm lojtar me standart kampioni

Paris SG zyrtarizon Hakimin nga Interi, presidenti i francezëve nuk përmbahet: Morëm lojtar me standart kampioni

Nga sot Achraf Hakimi është futbollist i ri i Paris SG. 22-vjeçari pas një sezoni fantastik me Interin është transferuar te francezët me të cilët ka nënshkruar deri në vitin 2026.

Për Interin, që kishte probleme ekonomike, shkojnë direkt 60 milionë euro, ndërsa tetë të tjera janë në formë bonusesh lehtësisht të arritshme. Gjithashtu zikaltërit mund të përfitojnë edhe tre milionë të tjera nëse Hakimi arrin disa klazuola.

Edhe Inter ka përshëndetur largimit e marokenit duke shkruar: “Klubi falenderon lojtarin për sezonin e kaluar së bashku, që kulmoi me fitimin e titullit kampion. Urimet më të mira shkojnë për Achraf në lidhje me karrierën e tij personale.”

Për aventurën e re vetë Hakimi është shprehur: “Sot ndihem shumë krenar. Pas përvojave në Spanjë, Gjermani dhe Itali, Paris Saint-Germain më ofron mundësinë për të zbuluar një ligë të re nën ngjyrat e një prej klubeve më prestigjioze. Unë pres me padurim që të takoj shokët e rinj të skuadrës, tifozët dhe ndiej entuziazmin e jashtëzakonshëm që mbretëron në Parc des Princes. Unë ndaj të njëjtat ambicie të mëdha me stafin dhe lojtarët dhe do të bëj gjithçka për t'i dhënë klubit tim atë që pret nga unë ".

Vetë presidenti i Paris SG, Al-Khelaifi, për këtë goditje në merkato ka deklaruar: "Ne jemi të lumtur të mirëpresim Achraf Hakimin në Paris sot. Nënshkrimi me një lojtar të kësaj kategorie tregon edhe nivelin e ambicieve tona. Ne vazhdojmë të ndërtojmë diçka shumë të veçantë. Achraf është vetëm 22 vjeç, por ai tashmë është nga mbrojtësit më të mirë në botën e futbollit dhe ky është standardi që ne po vendosim në klub. Unë e di që Achraf do të ketë një karrierë fantastike me ne dhe i gjithë klubi i dëshiron atij çdo sukses nën ngjyrat tona."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg