Parkingu i QSUT, Ministria e
Shëndetësisë çon dosjen në KLSH

Parkingu i QSUT, Ministria e<br />Shëndetësisë çon dosjen në KLSH
TIRANE - Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar Kontrollit të Lartë ët Shtetit, dosjen me procedurat për dhënien me koncension parkingut në QSUT. Nisja e punimeve për ndërtimin e këtij parkingu, ka sjellë reagimin e mjekëve të këtij spitali që kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve është ndjekur me vëmendje nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj minietrie, gjatë një komunikimi që ministri, Halim Kosova ka pasur me prof.Mustafa Xhanin, ka vlerësuar shqetesimin e ngritur dhe është angazhuar për zbardhjen e të gjithë procedurave të ndjekura për dhënien me koncesion të këtij parkingu. “Me urdhër te Z.Kosova, sot u dërgua në KLSH kontrata dhe dokumentacioni përkatës në lidhje me këtë koncesion, procedurat e të cilit janë djekur nga Ministria e Ekonomisë, Tregtise dhe Energjitikës.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se parkingu është dhënë me koncesion në fundin e vitit 2012 ndërsa kontrata është lidhur në 15 Mars 2013. Vlerësojmë se procedurat duhet të bëhen transparente nga ana e KLSH-së e cila do të shqyrtojë koncesionin si dhe kontratën për parkingun”, përfundon njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit