PERMET- Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Vila", sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, ndërsa në prangat e policisë ka rënë një 56-vjeçar.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Njazi Çaushi posedonte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar "Vila".
Si rezultat i operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi ku rezultoi se:
Në automjetin fugon me targa PR 0756 A, i cili ishte i parkuar në oborrin e kësaj banese u gjet një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë u bë arrestimi në flagarancë i shtetasit :
Njazi Çaushi, 56 vjeç, banues në Përmet.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO