'Parku i Besimit' në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit

'Parku i Besimit' në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit

Kalaja e Petrelës

Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një park që është pagëzuar si Parku i Besimit dhe që parashikohet të ndërtohet në Petrelë.

Këtë të premte Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit njoftoi se ka hapur garën për Konkursin Ndërkombëtar për Projektimin e Masterplanit lidhur me këtë park.

Në specifikimet teknike të kësaj procedure sqarohet se qëllimi i kësaj Thirrje është të shërbejë si udhërrëfyes për projektimin e masterplanit të Parkut të Besimit, një kompleks hapësirash arkitektonike, urbanistike dhe peizazhistike që formojnë një monument të gjallë dhe interaktiv të një prej vlerave më karakteristike dhe emblematike të popullit Shqiptar, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare.

Parku i Besimit do të shërbejë si një pikë reference dhe celebrim i kulturës fetare shqiptare, e cila ka ndër shtyllat e saj kryesore bashkëjetesën ndërkomunitare.

“Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), mbi bazë të kërkesës së Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe me mbështetjen e Miral Group (themeluesit e Shtëpisë së Familjes Abrahamike) shpall thirrjen e hapur për Konkursin Ndërkombëtar për Projektimin e Masterplanit të Parkut të Besimit, frymëzuar nga vlera e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, një vlerë që shqiptarët e ndajnë me njëri-tjetrin.

Vizioni i Parkut të Besimit synon krijimin e një hapësire unike në zemër të Petrelës, simbol i unitetit, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtyre vlerave në mbrojtjen e humanizmit të përbashkët përballë persekutimit dhe totalitarizmit. Kjo nismë është ndërmarrë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë”, thuhet në dokument.

Parku i Besimit do të ndjekë projekte të ngjashme në botë por që përshtatet plotësisht me kontekstin shqiptar.

Të tillë shembuj në dokument përmenden Parku Kur’anor në Dubai, Shtëpia Abrahamike në Abu Dhabi, Kopshtet e Botës në Berlin, Kopshtet Baha’I në Izrael apo Kopshti i Paqes në Irlandë./Monitor

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!