Parku i Madh me kosha për mbeturinat, por qytetarët i hedhin përtokë

Parku i Madh me kosha për mbeturinat, por qytetarët i hedhin përtokë

Mbeturinat tek Parku i Madh tek liqeni

Pak javë më parë Liqeni Artificial i Tiranës mori çmimin “Flamuri i Bardhë” si një certifikim i pastërtisë së ujit dhe basenit të sigurt. Por që ky nivel vlerësimi të rikonfirmohet sërish në vjeshtë është e domosdoshme që jo vetëm ndërmarrjet e bashkisë të kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tij, por më së shumti kërkohet edhe kujdesi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambientin dhe për t'i hedhur mbeturinat në vendet e caktuara.

Siç shihet edhe nga fotot, pavarësisht punës së përditshme dhe mesazheve ndërgjegjësuese, punonjësit e APR-së vijojnë të nxjerrin çdo ditë nga liqeni masa pa fund mbeturinash urbane që qytetarë të papërgjegjshëm vijojnë t'i hedhin në ujë. E njëjta situatë vërehet çdo ditë edhe në investimet e tjera të kryera në një sërë objektesh në Parkun e Liqenit, ku qytetarët çdo mbetje të produkteve që konsumojnë e hedhin në tokë.

Një situatë kjo që tregon se të investosh për të përmirësuar infrastrukturën dhe rritur aksesin në Parkun e Madh të Liqenit është njëra gjë, ndërkohë që për mirëmbajtjen duhet puna dhe angazhimi i të gjithë aktorëve, si ndërmarrjeve bashkiake ashtu edhe i qytetarëve. 

Në Parkun e Madh ka plot kosha mbeturinash. Duhet vetëm 1 përpjekje nga Ju! Të mbani mbeturinat e t’i hidhni te koshi më i afërt! Jo në tokë, jo në liqen, jo kudo në ambient! Ne pastrojmë, çdo ditë, por ky mision është i pamundur pa mirësjelljen Tuaj!”

Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit në faqen e saj në Facebook

Ora 16:27
FOTO/Në Parkun e Madh ka plot kosha për mbeturinat, por qytetarët i hedhin përtokë
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • aktual: 21/05/2018 12:07

      Policat bashkiak mos te rrijne kot gjith diten ne hyrje te parkut po te patrullojne dhe te ndeshkojne derrat me dy kembe qe ndotin. Lali Eri, ke nje ushtri, futi ne pune.

      Përgjigju
    • Qytetari: 21/05/2018 11:02

      Mbeturinat i hedhin qent qe eshte mbushur parku

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

    Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare