Parku i Pallatit të Brigadave i vizatuar! Historiku i pasur, me skulpturat sipas tempullit të Muzave

Është një rrëfim përmes vizatimit guida “Rizbulojmë Parkun e Pallatit të Brigadave” e prezantuar në Institutin Italian të Kulturës.

“5-6 vite më parë, derisa Pallati i Brigadave u hap për publikun ne dinim shumë pak për të dhe parkun”, thotë piktori Klement Zoraqi.

Përmes saj piktori Klement Zoraqi me artistë të rinj, kanë arritur të zbulojnë natyrën, rrugicat, arkitekturën, skulpturat dhe autorët e tyre.

“Shkuam atje për disa ditë, zbuluam gjithçka kishte Parku e nisëm të vizatojmë. Sepse elementi më interesant i kësaj guide është se ndërtohet përmes vizatimit”, tregon Zoraqi.

Nga Odise Paskali e Antonio Maraini, vlerat e Parkut të Pallatit Presidencial shtohen edhe prej veprave të tyre, me skulptura të krijuara sipas modelit të Tempullit të Muzave të kultit mitologjik të Apollonit.

“Tek statujat gjatë punës pamë të gdhendur emrin e këtij skulptori të famshëm, Antonio Maraini, dhe pastaj nisëm të hulumtojmë më shumë e zbuluam jetën e këtyre personazheve të njohur”, shprehet Zoraqi.

Ishte Pietro Porcinai që ndihmoi në realizimin e projektit të Parkut në vitin 1937. Ndërsa më vonë u ripërpunua nga Gherardo Bosio dhe Ferdinando Poggi.

“Pietro Porcinai është një arkitekt i njohur toskan, dhe nëse kërkoni rreth tij do të zbuloni se vepra e tij e parë është Pallati Mbretëror në Tiranë”, thotë ai.

Historia e objektit Monument Kulture i Kategorisë së Parë lidhet me kërkesën e ish-Mbretit Zog për të pasur një Pallat Mbretëror dedikuar atij dhe familjes, ndonëse ata nuk jetuan asnjë ditë në të, pasi punimet përfunduan pas largimit të tyre nga vendi.

“Brenda në Pallat nuk është prekur asgjë. Gjatë viteve ’43-44, gjatë pushtimit gjerman, në një mbledhje të qeverisë kuislinge, Pallati u godit prej kodrave të Saukut, ku ishin partizanët. Pastaj brigadat partizane e liruan objektin, ndaj quhet Pallati i Brigadave. Sa i përket dhomës mbretërore fakti është që s’është prekur kurrë. S’ka fjetur kush në shtratin e mbretit Zog”, tregon piktori.

Pallati u projektua nga Giulio Berte dhe u plotësua më tej nga Gherardo Bosio.  Guida, siç shpjegon piktori do t’u shërbejë vizitorëve vendas, atyre italian, por edhe turistëve të tjerë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana