Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta
20 milion lekë investime në 2016

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta<br />20 milion lekë investime në 2016
Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta vitin e ardhshëm pritet që të përfitojë 20 milion lekë investime, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e tij.

Për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit,por edhe institucioneve përkatëse, për mbrojtjen e tij, sot në Divjakë është zhvilluar një takim në kuadër të mbrojtjes dhe menaximit të parkut.

Në këtë takim është diskutuar për ndryshimin që ka bërë ky park në 2 vite ku kanë qënë të pranishëm përfaqësues të Agjensisë Japoneze të cilët për dy vite më radhë kanë mbështetur me mjete dhe trajnime punonjësit e sektorit pyjor, përfaqësues vendor si dhe qytetarë.

Gjatë takimit është diskutuar për mënyrën sesi duhet të mbrohet flora dhe fauna e këtij parku kombëtar, si dhe mënyrat që duhen ndjekur për të zhvilluar turizmin.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot